Të gjithëve ne që na ka rënë rruga të paktën njëherë në zyrat e shtetit e dimë se jo gjithçka funksionon si duhet, dhe procedurat vijojnë të mbeten po aq burokratike.
Një mëngjes aspak të mirë ka pasur dhe aktivisti Altin Hazizaj, i cili shkruan se për një pasaportë duhet të mbash radhën për verifikim te Policia. E sikur të mos mjaftonte kjo, thotë Hazizaj dhe punonjësja të trajton keq, se siç duket nuk është zgjuar mirë.
Për më shumë lexoni ndodhinë e tij sot: Vajtja ne zyrat e shtetit eshte bela me vete! Del qe ne mengjes per te aplikuar per pasaporte! Duhet te mbash rradhe per verifikim tek policia, sikur mos mjaftoje kjo, vajza qe merret me marrjen e aplikimeve duhet te kete fjetur nga krahu i keq, sepse pertej prepotences ne te folur, cdo qytetar qe i del perpara e ka te garantuar qe i fut nje te uleritme!
Nderkohe qe ne ndenjese ka vetem burra qe kundermojne era djerse re stazhionuar, sikur weekendi te mos mjaftonte per te lare zhulin e javes qe kaloi! Ne sallen e “qytetareve” hyjne e dalin police, qe edhe ata therrasin me sa u ka ze koka! Katrahure me nje fjale! Pyes veten kush i trainon stafet qeveritare, sidomos ato te nivelit te sherbimeve direkte, sesi te sillen me qytetaret?
(E.K/FAXWEB.AL)