Nëse mendonit se pamja fizike dhe financat janë mënyrat e vetme për të bërë për vete një femër atëherë e keni shumë gabim. Sipas një studimi, përparësi kanë meshkujt që kanë kafshë shtëpiake.
Studimi i bërë nga kompania britanike notonthehinghstreet.com, bën me dije se për çdo një në pesë femra bandilli më joshës është ai që ka një qen në shtëpi.
Në studim kanë marrë pjesë rreth 2.000 persona, ndërsa po ashtu një detaj tjetër interesant është se një ndër 20 femra e do mashkullin në rroba të dizajnuara, ndërkaq 6 për qind e tyre kërkojnë atë me veturë të shtrenjtë.
Për dallim nga femrat, meshkujve u pëlqejnë partneret krahas të cilave mund të ndihen rehat, ndërkaq çdo një në katër meshkuj mund t’ju rezistojë dot komplimenteve. Meshkujt akoma kanë më shumë besim në metodat e vjetra të flirtit. Dëshirojnë që me partneren e tyre potenciale të krijojnë kontakt me sy dhe të shikojnë se a u pëlqejnë. “Është shumë bukur të shihen që teknikat e tilla në kohët e teknologjisë moderne të mos shuhen”, -theksojnë studiuesit e kompanisë.
Discussion about this post