05:45 | 06/05/2025

Burrel/ E zuri poshtë masivi i dheut teksa po punonte me eksavator, vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin

Në Qafën e Burrelit prej 48 orësh vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin Ardit Beshiri, i cili ishte duke punuar me eskavator kur një masiv i madh dheu e zuri poshtë në fabrikën e përpunimit të Kromit.

Në momentin e çarjes së rezervuarit mësohet se 29 vjeçari Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në anën e poshtme. Vërshimi i ujit dhe materiali rërë që ishte grumbulluar nga përpunimi i kromit e ka marrë para dhe ende nuk dihet fati i tij.

Që prej së shtunës në terren janë grupe të kërkim-shpëtimit nga AKSEM, forcat e Armatosura, policia e shtetit, banorë të zonës e familjarë të 29 vjeçarit.

Për shkak të sasisë së madhe të ujit dhe materialit që është shembur nuk është gjetur asnjë gjurmë e 29 vjeçarit, por vetëm disa pjesë të mjetit tip eskavator.

Familjarët bëjnë apel që të shtohen forcat e kërkimit në terrenin malor.

Para
 



Të Fundit