Banorët e ish Pallatit të Uzinës se Ferokromit Burrel, kanë protestuar ditën e sotme përpara pallatit të tyre në shenjë kundërshtie, pasi rrezikojnë të ngelen në rrugë.
Familjarëve u kanë mbërritur disa letra në emër të personave që pretendojnë se janë pronarët e Pallatit të Uzinës.
Letra e fundit e ardhur për 60 familje që banojnë këtë pallat, ishte një kërkesë për lirimin, boshatisjen e pallatit, me pretendimin se pallati ka një pronar i cili dëshiron ta përdorë për interesa të tij.
Në letër nuk merrej parasysh fakti që këta banorë ngeleshin në qiell të hapur.
Banorët shprehen se këto banesa nuk i kanë zënë në mënyrë të dhunshme, por ua ka sugjeruar Këshilli i atëhershëm i Uzinës së Ferokromit.
Shumic aprej tyre janë shtëpi të punëtorëve të ish Uzinës së Ferrokromit, ose pasardhës të tyre që kanë mbi 30 vite që jetojnë në këto shtëpi.
Banorët e Pallatit shprehen se u janë drejtuar instancave por nuk kanë marrë kurrë përgjigje.
Banorët kanë deklaruar se nuk do të largohen nga banesat e tyre dhe se janë gati të vetëflijohen. (A.H/Shuplaka.com)