Një 18 vjeçare ka mbetur e lënduar si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjrja ndodhi në aksin rrugor Burrel-Skuraj, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin.
Fax News raporton se janë përplasur dy automjete, konkretisht mjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMW’ , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit.
E reja më pas është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se nuk ka persona të tjerë të lënduar.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË
Në aksin rrugor ‘Burrel-Skuraj’, në një kthesë në vendin e quajtur Vablin, janë përplasur dy automjete dhe konkretisht mjeti tip “BMË” me drejtues shtetasin, A.S, dhe mjeti ‘trailer’ me drejtues shtetasin Xh.Ll. Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve është lënduar pasagjerja shtetasja G.S, rreth 18 vjeçe, që udhëtonte me mjetin tip ‘BMË’ , e cila pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në Spitalin e Laçit, është nisur drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën. Nuk ka persona të tjerë të lënduar. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(F.M/Faxweb)