Në lidhje me vrasjen e nënës dhe të birit të saj në Vlorë, si e dyshuar është ndaluar nusja e familjes Hysnije Hoxhallari. Bashkë me të është ndaluar dhe shtetasi Kasëm Pirjasi.
Dy personat janë komshinj në Strum të Roskovecit, Fier. Gruaja e Pirjasit tregon se kushtet në të cilat ata jetojnë janë shumë të vështira dhe se ajo nuk kishte pasur dyshime për burrin e saj.
Ajo rrëfen po ashtu se me Hysnijen ata ishin të afërm, babai i saj me babanë e Hysnijen ishin kushërinj të parë.
‘’Iku njëherë në Greqi që lamë borxhet se vajzën e kam invalide, babi nuk më shikon nga sytë, kam dhe një motër 40-vjeçe të sëmurë. Kasëmi jetonte te ne, pasi ne ishim tre motra”, shprehet gruaja e Kasëm Pirjasit.
Gruaja rrëfen se nuk di çfarë të besojë pas fakteve të publikuara dhe thotë se burri i saj nuk kishte ndryshuar sjellje pas vrasjes.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=Q7Hkrtr0tco&feature=youtu.be