11:35 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Burri dhe familja e tij e ngujonin dhe rrihnin, shqiptarja në Itali “hakmerret” kështu…

08:44 | 27/01/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0

Një 23-vjeçare shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, por emri i saj i mbrojtur është Fatime, ka rrëfyer tmerrin që i është dashur të përjetojë nga bashkëshorti i saj dhe familja e tij.

E ngujuar prej tetë muajsh në banesën në Kantonin e Tiçinos në Itali, shqiptarja nga Kosova, tregon se nuk lejohej të dilte nga pragu i shtëpisë, pasi i shoqi dhe familja e tij gardiane kishin frikë se mos ikte.

“Ata më përgjonin ditë e natë. Nuk guxoja të dilja e vetme as për të blerë dhe as për ta shoqëruar vajzën në parkun e lodrave, menjëherë mbrapa banesës”, ka rrëfyer Fatimja, transmeton “albinfo.ch”.

Ajo shpjegon se martesën e kishin rregulluar familjet dhe bashkëshortin e kishte parë vetëm një herë, ndërkohë që situtata pas lindjes së vajzës së tyre u përkeqësua.

“Përnjëherë bashkëshorti im u bë njeri krejtësisht tjetër, gjaknxehtë dhe i dhunshëm.”, është shprehur Fatimja.

E gjendur në udhëkryq, ajo ka rrëfyer se guxoi të arratiset bashkë me të bijën, pavarësisht frikës nga familjarët:

“Pas shumë përpjekjeve për të ikur, unë një ditë e mora vajzën dhe ikëm bashkë me të. Nuk kisha asgjë me vete përveç karrocës së fëmijëve. Nuk e dija italishten dhe nuk e njihja as qytetin ku jetoja”.

Tanimë, ajo jeton në liri, por me frikën e hakmarrjes së familjes të bashkëshortit, e cila e ka kërcënuar me vdekje. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: arratisjeitalingujimshqiptarja
Pas

Kur motra Era Istrefi të ‘’mbulon’’ me Euro për ditëlindje (FOTO)

Para

“Klement Balili”, zv/ministri i PS: Thirrja e Metës në kundërshtim me Kushtetutën

Para
“Klement Balili”, zv/ministri i PS: Thirrja e Metës në kundërshtim me Kushtetutën

“Klement Balili”, zv/ministri i PS: Thirrja e Metës në kundërshtim me Kushtetutën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lufta në prag/ ‘Moska mund të sulmojë Evropën’, alarmi i SHBA-së trondit NATO-n

“S’po lënë gur pa lëvizur për të përdhosur Shqipërinë”, Spiropali tone të forta ndaj opozitës: “Misionarët” duan të përdhosin reputacionin e tokës tonë!

“Eurodeputetët mbështetën mbylljen e negociatave në 2027”, Spiropali: Raporti i PE konfirmoi se Shqipëria mbetet një histori suksesi dhe shembull në rajon

“Kapet rrjeti i drogës në Fier: Dy vëllezër në pranga, njëri përpiqet të arratiset përmes arave”

Lajmi I Fundit/ Punonjësi i Gardës së Republikës gjendet i pajetë në garazhin e banesës në Tiranë

Të drejtat e punëtorëve në rënie, Shqipëria mes vendeve që kufizojnë të drejtën për grevë. Ja si renditet Europa

Deklarimi i të ardhurave personale/ Të dypunësuarit paguan 17.3 mln euro tatime shtesë në 2024

Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale, arrestohen 2 prej tyre, tjetri në kërkim

Vijon ngërçi institucional në Kosovë, sot tentativa e 27 për konstituimin e Kuvendit

Sot seancë plenare/ Nga bashkëpunimi me BE për doganat te projektligji për bashkëpunimin mbi sigurinë dhe mbështetjen afatgjatë me Ukrainën, çfarë pritet të diskutohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.