Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë para shtëpisë së saj nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, vijon që të luftojë për jetën në spitalin e QSUT-së.
E reja mori ndihmën mjekësorë në spitalin e Korçës, ku kishte djegie të shumta në bark dhe në të dyja krahët dhe më pas u transportua për në Tiranë.
Pasi Bledar trëndafili i hodhi benzinë dhe i vuri zjarrin bashkëshortes, ishte ndihma e një fqinje e cila i ka hequr rrobat e ndezura. Menjëherë më pas është njoftuar policia.
Dyshohet se 45-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit kur ka kryer aktin e rëndë, ndërsa policia po kryen ende kontrolle në disa zona ku dyshohet se mund të jetë fshehur dhe po bën kryen diskutime me familjarët që të vëtdorëzohet.