Një histori tragjike burgimi, torturash, por edhe indiferenca nga fqinjët, fshihet pas zbulimit të një 53-vjeçareje gjermane, e cila jetonte për 12 vjet si e burgosur në një apartament, ku u torturua nga i shoqi i cili tani është arrestuar.
Autori i dyshuar 55-vjeçar u arrestua në orën 4 të mëngjesit të së hënës në qytetin Forbach, në kufirin mes Francës dhe Gjermanisë.
Gruaja u gjet në një dhomë me hekura në dritare. Ajo ishte e zhveshur, me kokë të rruar, e kequshqyer, me thyerje të dukshme në këmbë dhe gishta. Prokurorja e Sargemin Olive Glady nuk dha detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore, duke thënë vetëm se ajo “nuk është mirë”.
Gruaja arriti të telefononte një organizatë gjermane për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje, e cila nga ana e saj kontaktoi policinë e Ëiesbaden.
Policia gjermane njoftoi kolegët e saj francezë.
Një burim policor tha se ishte e qartë se 53-vjeçarja ishte viktimë e torturës.
Çifti jetonte në katin e dytë të një pallati trekatësh në qendër të Forback-ut, pak larg bashkisë.