Përmes një video, të publikuar në rrjetet sociale, kandidati i Aleancës Demokristiane për kryetar të bashkisë Lezhë, Eduart Ndocaj, shfaqet ironizues ndaj ministrave të Ramës, duke u tallur propagandën e tyre.
Kësaj radhe “viktimë” e ironisë së tij ka qenë ministri Bledi Çuçi, i cili para pak ditësh iu përgjigj shqetësimit të konsumatorëve shqiptarë mbi produktet me pesticide që konsumojnë shqiptarët.
Çuçi teksa ishte duke ngrënë domate, ndër të tjera tha: “Kemi struktura që kontrollojnë. Është i njëjti produkt që hanë shqiptarët dhe ato të jashtëm. Një përrallë që domatja rritet brenda ditës. Shkoni shihni që është e njëjta pikë grumbullimi për atë që e çon ushqimin në Suedi dhe që konsumohet në Shqipëri. Nuk e mohoj që ka raste të shkëputura me % më të lartë të pesticideve nga sa është norma. Nuk duhet të krijohet perceptimi dhe përshtypja që çdo gjë është helm dhe është e pakontrolluar”.
Mirëpo Eduart Ndocaj, i cili njihet për bëmat e tij, ka zgjedhur të tallet jo pak me Çuçin, dhe duke i kujtuar atij dhe faktin që është i martuar me ish-partneren e Edi Ramës.
‘’Ju e dini që ushqimet janë me hormone, dhe Çuçi, nuk e di a e njihni ju. Që ta dini ju Çuçi është burri i gruas së Edi Ramës. Burri i gruas së kryeministrit, a ish-gruas. Çuçi thotë që këto nuk janë me hormone, dhe meqë ai i ka provuar dhe s’ka vdek, ka kalu java dhe s’ka vdek. po i provoj dhe unë. Bio njëherë nuk është, se ato bio i njoh. Nuk bëhet luleshtrydhja sa një domate”, thotë Çuçi.