06:39 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Burri mbyll gruan dhe vajzën në çadër dhe vetë lahet në det te Gjiri i Lalëzit, gazetari: Brutale, gratë s’mund të trajtohen si skllave

12:15 | 03/07/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Burri mbyll gruan dhe vajzën në çadër dhe vetë lahet në det te Gjiri i Lalëzit, gazetari: Brutale, gratë s’mund të trajtohen si skllave

Mentor Kikia ka publikuar sot një foto mjaft të rëndë ku shihet se si një grua dhe vajza e saj mbahen “peng” në çadër dhe për shkak të veshjes nuk mund të lahen në det.

Duke qenë se për persona që i përkasin besimit mysliman ekspozimi i trupit të gruas është e ndaluar, vajzave dhe grave iu duhet që ta shohin detin nga larg.

Ai vijon më tej duke thënë se shoqatat e grave duhet të alarmohen nga ky fenomen pasi nuk mund të kërkohet barazi gjinore në parlament e në zyrat e shtetit, ndërsa nuk ka barazi gjinore para diellit dhe ujit.

STATUSI I KIKISË;

 Kjo është shkeje brutale e të drejtave të grave

Huazova këto foto nga një mik në faqen time në fb. Tregojnë një grua myslimane me “kostumin” e banjës dhe një cadër hermetike, brenda të cilës një burrë që po lahet në det, ka mbyllur gruan dhe vajzën e tij që të mos ia shikojë askush.

Fotot janë bërë në Gjirin e Lalësit. Kam parë vitin e kaluar të njëjtën skenë në Hamallaj të Durrësit. Dy burra, ndërtuan një cadër të madhe si ato të ushtrisë, izoluar nga të gjitha anët, dhe mbyllën brenda gratë e vajzat e tyre, ndërsa vetë u krodhën në ujë për tu freskuar sëbashku me djemtë.
Unë i përkas vetë besimit islam, (jo praktikant) por kjo nuk lidhet me fenë. Për mua kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut. Kjo është një sjellje brutale e burrit ndaj gruas. Eshtë një forme e egër dhune. Eshtë një nga ato veprimet që duhet të alarmonte shoqatat e grave që kërkojnë barazi gjinore në parlament e në zyrat e shtetit, ndërsa nuk ka barazi gjinore para diellit dhe ujit.

Gratë, këtu trajtohen si skllave, dhe mos më thoni se kanë zgjedhur vetë ta bëjnë këtë. Nuk ka qënie të gjallë që do të dojë të përcëllohet brenda në cadër ndërsa deti është vetëm 5 metra larg. Eshtë e tmerrshme të mendosh që vajza të mitura i nënshtrohen këtij riti të dhunshëm, për tu bërë gra të “vetëdijshme” që vendi i tyre është nën carcaf dhe nën cadër. Një grua ka një mijë mënyra për ta treguar se është një myslimane e mirë, një grua e mirë, një nënë e mirë dhe një qytetare e mirë, dhe jo duke u mbuluar kokë e këmbë edhe në plazh.

(E.K/SHUPLAKA)

 

 

Etiketa: e rendegazetarimentor kika
Pas

Drejtonin makinën në gjendje të dehur, arrestohen dy persona në Lushnje

Para

“Gjyqtarët prej 1 viti shkelin kushtetutën, s’lejojnë kamera, bllokojnë faqet e internetit, as Vettingu s’ua prish dot pushimet”

Para
“Gjyqtarët prej 1 viti shkelin kushtetutën, s’lejojnë kamera, bllokojnë faqet e internetit, as Vettingu s’ua prish dot pushimet”

"Gjyqtarët prej 1 viti shkelin kushtetutën, s'lejojnë kamera, bllokojnë faqet e internetit, as Vettingu s'ua prish dot pushimet"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ushtria izraelite: 100 kamionë me ndihma kanë hyrë në Gaza

Gjenerata online, Smartphoni në ‘majë të hundës’

Sulm me bombë ndaj autobusit të shkollës, ka viktima

Pritet të përdoret edhe nga Trump… Pentagoni pranon avionin nga Katari

Miliarda pako nga TEMU nuk do të jenë më me transport falas? Zbulohet plani që ‘mërziti’ blerësit online

Agjencia Evropiane e Barnave: Adoleshentët evropianë të ekspozuar ndaj rreziqeve të reja të varësisë

FOTOT| Trafik kokaine dhe heroine, kush janë shqiptarët e organizatës kriminale

Pas zgjedhjeve, deputetët kthehen javën që vjen në Kuvend! Në shtator marrin detyrën të rinjtë

Tragjike në Alpet e Zvicrës, orteku i merr jetën dy alpinistëve italianë

“Ka 12 deri në 18 muaj jetë”, ish mjeku i Shtëpisë së Bardhë shokon me deklaratën për Bidenin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.