Erioni dhe Alma u shndërruan shumë shpejt në çiftin më të përfolur menjëherë pas publikimit të videos së Erionit i cili pas ndarjes i kërkonte Almës të kthehej.
Arsyeja e ndarjes mes tyre ishte dhuna nën efektin e alkoolit që Erioni kishte ushtruar.
Një shqiptar që jeton në Londër ka dërguar një video për ‘Jeta Osh Qejf’ teksa thotë se është zbuluar arsyeja e vërtetë e ndarjes së Erionit me Almën.
Një burrë me ngjyrë imiton Erionin teksa i kërkon Almës që të kthehet.
“Alma kthehu tek unë. Më ka marrë malli. Ti je shumë e bukur, je e mrekullueshme. Alma, Alma të lutem kthehu tek unë, të përgjërohem Alma”, – thotë James, një burrë me ngjyrë.