Modelja e njohur Anxhela Martini ka njoftuar se do të ndërmarrë hapa të tjerë në karrierën e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në rrjetet sociale.
Kujtojmë se modelja e njohur u komentua shumë kohët e fundit për çështjen e problemeve që bashkëshorti i saj kishte me drejtësinë.
Bashkëshorti i modeles Anxhela Martini është në kërkim, pasi akuzohet nga gjykata Rumune se është përfshirë në një grup kriminal, që i ka shkaktuar shtetit një dëm me vlerë 114 milionë euro. Siç raportohet nga uebet rumune, bashkëshorti i Martinit ka mundur të sigurojë ilegalisht disa toka që gjendeshin nën pronësinë e një të moshuari, Ivonne Aline Buzescu-Movila.
Prej kohësh, martesa e modeles Angela Martini dhe miliarderit rumun, Dragos Savulescu, ka qenë në qendër të vëmendjes së medieve pas thashethemeve se çifti i kishte dhënë fund martesës së tyre.
Në këtë situatë të vështirë, Anxhela ka menduar të tjera mënyra për të fituar para, gjithmonë sipas këshillave të partnerit miliarder, i cili është një producent filmash.
Karriera e saj nisi si modele, ndërsa sot është autore e librit të saj të parë “Dashuri, Shpresë, Dritë”. Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në kanalin e njohur amerikan “KTLA 5”, për të folur mbi librin e saj dhe planet e së ardhmes.
Ajo foli edhe për Shqipërinë, që e quan një vend të bukur dhe tregon se është mjaft e dashuruar me të. Më pas, Anxhela zbuloi fillimet e saj të karrierës si modele.