Një burrë romantik dhe i pashpresë dëshironte t’i bënte përshtypje të dashurës së tij ditën e Shën Valentinit dhe vendosi një unazë metalikë në organin e tij gjenital për ta zmadhuar. Një hile kjo që e kishte dëgjuar nga të tjerët.
Por ky veprim mori një kthesë të tmerrshme, unaza metalike u ngul tek organi gjenital dhe nuk mund ta hiqte dot. Kështu ai u detyrua të shkonte me urgjencë në spital.
“Unë isha i tmerruar se do më shpërthente, ishte shumë i fryrë”, i tha burri mjekëve.
Mjekët duhet të përdornin patjetër një prerës metali që t’i hiqnin unazën burrit nga Bangkok, Tajlandë. Gjatë kësaj procedure ai kishte dhimbje shumë të tmerrshme dhe të bërtiturat e tij nuk ndaleshin.
Mjekët përdorën një vegël çeliku, pinca dhe një fletë të hollë metalike për të shmangur prerjen e lëkurës. Mjekët thanë se ai qau nga dhimbja gjatë gjithë procesit të heqjes së unazës që zgjati gati 1 orë.
Pas shumë përpjekjesh ata i hoqën unazën pa i lënë një gërvishtje të vetme. I dhanë antibiotikë dhe krem anti-inflamator për të zvogëluar ënjtjen. Një nga mjekët që u mor me këtë rast tha se ishte rasti më i çuditshëm që ka hasur ndonjëherë.
Burri u tha mjekëve se ai kishte planifikuar një takim me të dashurën dhe dëshironte t’i bënte përshtypje, por pas këtij incidenti ai nuk ishte në gjendje të shkonte as në takim. Kjo aventurë e rrezikshme nuk i la ndonjë dëm të përhershëm, por duhen disa javë që ai të rikuperohet.