07:19 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Burri tentoi ta përdhunojë, kinezja shpëton pasi i tha se është e infektuar nga koronavirus

16:19 | 04/02/2020
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Burri tentoi ta përdhunojë, kinezja shpëton pasi i tha se është e infektuar nga koronavirus

Një grua në Kinë ka frikësuar një person që ishte përpjekur ta dhunonte seksualisht duke u shtirur se po e ngacmon kolla dhe duke i thënë se është nga qyteti Wuhan, epiqendra e koronavirusit.

Personi i dyshuar, i identifikuar nga policia si Xiao, kishte hyrë me dhunë në dhomën e fjetjes së kësaj gruaje në qytetin Jingshan, njoftoi policia kineze.

Kur sulmuesi tentoi ta dhunonte gruan që banonte vetëm, ajo bërtiti: “Sapo jam kthyer nga Wuhan-i dhe jam infektuar, prandaj po jetoj e vetme në karantinë.

Ajo gjithashtu bëri sikur po e ngacmonte kolla përderisa po mundohej të shpëtonte nga dhunuesi, i cili e kishte kapur për fyti dhe po mundohej t’ia mbyllte gojën.

Megjithatë, kur ai i dëgjoi fjalët e gruas, u frikësua dhe iku nga dhoma, por para kësaj ia vodhi gruas mbi 3000 juanë, që e kanë vlerën e rreth 400 eurove.

Sipas policisë, sulmuesi ishte larguar nga familja dhe nuk kishte të holla, prandaj qëllimi kryesor i tij ishte vjedhja.

Sidoqoftë, pasi kishte hyrë në dhomën e gruas dhe e kishte parë atë të vetme, ishte përpjekur edhe ta dhunonte.

Gruaja e lajmëroi policinë menjëherë pas sulmit dhe pjesëtarët e forcave të sigurisë i nisën kërkimet. Gjetja e personit të dyshuar nuk ishte e lehtë, sepse të gjithë banorët kishin maska në fytyrë, duke e vështirësuar identifikimin.

Etiketa: dhunohetkine
Pas

Arrestohen në Shkodër 2 të rinjtë kurbinas, tentuan të vidhnin një banesë (VIDEO)

Para

“U paraqit me temperaturë të lartë”, flet mjeku pas vdekjes misterioze të 28-vjeçarit në Librazhd

Para
“U paraqit me temperaturë të lartë”, flet mjeku pas vdekjes misterioze të 28-vjeçarit në Librazhd

“U paraqit me temperaturë të lartë”, flet mjeku pas vdekjes misterioze të 28-vjeçarit në Librazhd

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.