Një familja nga Bolivia kishin organizuar një “baby shower” për fëmijën që do vinte në jetë se shpejti. “Babai i foshnjës” mori në dorë mikrofonin dhe i prezantoi të ftuarëve avokatin që ndodhej pranë tij.
Ai është shprehur para të ftuarëve se gruaja nuk ishte 4 muajshe shtatzënë siç kishte treguar, por 6 muajshe dhe këtë e kishte të vërtetuar me dokumenta.
Përveç këtyre dokumentave që vërtetonin se djali nuk ishte i tij, burri ka treguar dhe një video në laptop ku shihet gruaja e tij me një mik të familjes i cili ndodhej dhe ai në festë. Ata shiheshin të veshur të dy me peshqirë duke prekur njëri-tjetrin.
Të ftuarit u shokuan nga këto pamje, gjithashtu dhe babai i vajzës. Gruaja ndoqi nga pas burrin që po largohej nga festa duke iu lutur, ndërsa të ftuarit filluan ta sulmonin burrin tjetër duke e gjuajtur me tortë dhe më çdo gjë që i dilnin para.
Discussion about this post