Erjona Sulejmani, ish-bashkëshortja e futbollitit shqiptar që luan me Zvicrën Blerim Xhemajli me fillimin e Botërorit është kthyer në një komentatore të vërtetë sportive.
Ajo ka dhënë dje komente për të gjithë futbollistët shqiptarë fiks pas ndeshjes, ku Zvicra barazoi me Brazilin.
Nëse për ish-burrin e saj Erjona tha se iu duk i lodhur, ajo nuk ka lënë pa komentuar as lojtarët e tjerë shqiptarë nga Berhami te Xhaka dhe Shaqiri.
Pjesë nga fjala e Erjona Sulejmanit në RTSH:
Erjona: Behrami i shkretë e gjeti një zvicerane. Shaqiri është një pikë e rëndësishme për Zvicrën, ashtu është edhe një pikë e rëndësishme për femrat qe ndjekin Zvicrën. Më i bukuri i shqiptarëve është Granit Xhaka.
Çfarë hanë dhe pinë shqiptarët e Zvicrës?
Erjona: Çfarë hanë më shumë, pula të reja, pra zogj.Janë njerëz të qejfit. Unë mendoj se kjo është reale. Askush nuk e dinë se si kanë shkuar gjërat dhe sot i kuptoj zgjedhjet e tyre, sa i takon Kombëtares.
(E.K/FAXWEB.AL)