Ditën e sotme ka vijuar seanca në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për prokuroren Antoneta Sevdari, pas ankimimint të Komisionerit Publik. Aktualisht, Sevdari është dhe anëtare e KLP. Trupa gjykuese e KPA-së i njohu palët me një denoncim të ri të adresuar ndaj anëtares së KLP-së në seancën paraardhëse në datën 13 shkurt.
Komisioneri Publik ka ankimuar të ardhurat e bashkëshortit të Sevdarit të fituara në Greqi dhe Arabi Saudite.
KP është shprehur në seancë: Subjekti nuk ka dhënë prova për ligjshmërinë e këtyre të ardhurave. KP i lë në dorë KPA-së të jap vendimin lidhur me largimin ose jo të detyrës. KP kërkon shkarkimin nga detyre të anëtares së KLP, Antoneta Sevdari.
Ndërkohë që vetë prokurorja Antoneta Sevdari: Ankimi nuk është bazuar në ligj. KPK më konfirmoi në detyrë sipas përputhjeve të kushtetutës.
Burimi i krijimit të pasurisë janë me punë të ndershme nga ana e familjes së bashkëshortit dhe këtij të fundit në emigracion. Sa i përket pasurisë të krijuar nga bashkëshorti në Arabinë Saudite, referencat e KP janë të gabuara.
Sevdari paraqet prova ligjore për justifikimin e të ardhurave, ndërsa thekson se natyra e të ardhurave të tilla, nuk parashtrohet në deklaratat e pasurisë.
Sevdari: Nuk e vërtetojmë sa janë tatimet, pasi nuk kemi arritur të sigurojmë dokumentet. Arabia Saudite nuk na është përgjigjur në shkresën e dërguar, punëdhënësi ka ndërruar jetë.
Kriteri për aftësitë profesionale është i plot nga KPK dhe kërkoj lënien në fuqi të vendimit të KPK. Vendimi përfundimtar i KPA pritet të jepet në datën 28 Shkurt.
Discussion about this post