Ministria e Mbrojtjes ofron bursa studimi për në Akademinë Ushtarake të Italisë, Modena.
Të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë duhet të plotësojnë disa kritere si; të kenë shtetësi shqiptare, të kenë kryer arsimin parauniversitar brenda ose jashtë vendit.
Mosha për të aplikuar është 18 – 22 vjeç, ndërsa nota mesatare duhet të jetë mbi 7(shtatë)
Afati kohor për dorëzimin e dokumentacionit pranë Qendrës së Personel Rekrutimit është deri në 11 prill 2025.
Të interesuarit duhet të aplikojnë në https://shorturl.at/yUnLa.