Analisti Andi Bushati ka zbuluar detaje të reja lidhur me ndërmjetës që Edi Rama i ka dërguar kreut të opozitës Lulzim Basha, për të arritur një lloj pakti mes tyre. Ishte fillimisht kreu demokrat Basha ai që deklaroi publikisht se Rama i kishte propozuar që ai të merrte karrigen e kryeministrit me kushtin që kreu i socialistëve të vendosen në postin e presidentit.
Ndërkohë që analisti Bushati duke u ndalur te ndërmjetësit, është shprehur mbrëmë në Open, se Basha me ta nuk është takuar në ndonjë lokal apo në zyrë, por në vilën e tij, që ndodhet në një zonë periferike të Tiranës.
”E kam informacion të sigurt, Rama i ka dërguar njerëz Bashës dhe nuk janë takuar në lokal por te vila e Bashës. Këtë as Basha nuk duhet ta thoshte se pastaj dalim aty ku thotë Karloja që Rama nuk do të prishë koalicionet. Mua nuk më duket Rama person që ndan pushtet, thjesht po tallet me këdo”- tha Bushati.
Kujtojmë se vetë kryeministri Edi Rama i ka mohuar këto negociata, duke thënë se edhe po të ishte në dëshirën e tij, nuk mund ta bëj Lulzim Bashën kryeministër, pasi ky është një vendim që merret vetëm përmes votës së qytetarëve.
(E.K/Faxweb.al)