14:35 | 04/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bushati del me propozime konkrete: Ç’duhet të bëjë Kuvendi dhe qeveria për çeljen e negociatave

12:50 | 01/10/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Plaku në foto ka humbur”, Bushati kërkon t’i zëjë vendin Ramës? Postimi enigmatik që ka bërë (Foto)

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka vendosur që të dalë me propozime haptazi për procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë. Ai ka propozuar disa amendime në projekt-rezolutën e kuvendit, e cila u propozua nga dy deputetet Senida Mesi dhe Rudina Hajdari.

Propozimet e Bushatit përfshijnë dhe rekomandimet direkte që Kuvendi duhet t’iu bëjë institucioneve përgjegjëse për ngritjen e menjëhershme dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Po ashtu Bushati propozon që Kuvendi ti kërkojë qeverisë që të paraqesë brenda datës 31 Tetor 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Propozimet e plota të Bushatit:

Kuvendi nuk ka tagër vendimmarrës për fillimin e bisedimeve për anëtarësim.

Amendim për vlerësimin e punës përgatitore të nisur nga KE me institucionet shqiptare të njohur si procesi“screening”.

Të rikonfirmojmë angazhimet që burojnë nga Rezoluta  e Kuvendit të Shqipërisë datë 24.05.2018

Kuvendi të nxisë institucionet e tjera përgjegjëse me qëllim ngritjen dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë Speciale Kundër Korrupsiont (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), brenda vitit 2019.

Kuvendi të angazhohet në përfundimin e reformës zgjedhore brenda vitit 2019, në përmbushje të rekomandimeve të OSBE-ODIHR, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë, të drejtë, të ndershëm dhe demokratik.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave të konsolidojë ritmin e reformave, veçanërisht me fokus sundimin e së drejtës dhe liritë e të drejtat themelore.

Kuvendi i kërkon Këshillit të Ministrave që të paraqes brenda datës 31 Tetorit 2019 planin e punës, metodologjinë, planifikimin e burimeve njerëzore dhe financiare në mbështetje të procesit të bisedimeve për anëtarësim me Bashkimin Evropian.

Kuvendi i bën thirrje Vendeve Anëtare të Bashkimit Evropian që në përputhje me rekomandimin e Komisionit Evropian të 17.04.2018, rikonfirmuar në 29.05.2019, si dhe Konkluzionet e Këshillit të Bashkimit Evropian, të mbeshtetur nga Këshilli Evropian, të qershorit 2018, të zyrtarizojnë hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Republikën e Shqipërisë.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: amendimet e bushatitbushati amendimebushati propozime
Pas

Ekzekutimi në Lushnje, makina që përdorën autorët iu grabit çiftit në Tiranë

Para

“Shiko, prek, lëviz”, si t’i dallosh kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe nëse janë false

Para
“Shiko, prek, lëviz”, si t’i dallosh kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe nëse janë false

"Shiko, prek, lëviz", si t'i dallosh kartëmonedhat e reja 200 dhe 5000 lekëshe nëse janë false

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aeroporti i Vlorës, shtysë për rivierën/ Bloomberg: Nxitje edhe për investimin e Kushner në jug

Bullgaria merr dritën jeshile nga KE për t’u anëtarësuar në Eurozonë prej 1 janar 2026

POSÍ, ka edhe për Ty! Credins bank & Mastercard lançojnë fushatën më të re me fokusin e rritjes së pagesave digjitale në Shqipëri.

Elbasan/ Në lagjen “11 Nëntori”, është gjetur i vetëvarur, në banesë, shtetasi M. B., 37 vjeç. Vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Berisha: Fakti që brenda 24 orësh njoftohen dy misione faktmbledhëse ndërkombëtare tregon se Shqipëria është një emergjencë

Rruga drejt suksesit, u kthye në Shqipëri me 150 euro, sot milioner

Berisha në Bruksel: Raporti i Parlamentit Europian damkosi regjimin e Edi Ramës, u denoncua me qartësinë më të madhe farsa elektorale

“Raporti i PPE damkosi regjimin e Ramës”, Berisha: Denoncoi farsën elektorale të 11 majit!

Dëmtohet gjatë punës në uzinën e ferrokromit/ Elbasan, 51-vjeçari dërgohet në spital

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.