Warning: Attempt to read property "end" on bool in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 36

Warning: Attempt to read property "end" on bool in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 36
10:55 | 15/02/2025

“Ne nuk jemi Zoti, të mos iu falim detin oligarkëve”, plas mes socialistëve, Balla i kthehet kèq Bushatit


Warning: Attempt to read property "end" on bool in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 36

Warning: Attempt to read property "end" on bool in /home/admin/htdocs/faxweb.al/wp-content/themes/FaxWeb/class/ContentTag.php on line 36

Deputeti Ditmir Bushati ka folur me tone të larta në Kuvend kundër oligarkëve duke ju kujtuar socialistëve që ato janë qendër e majtë dhe nuk kanë tagër për të marrë vendime sot për 30 vite.

Bushati doli kundër kontratës koncesionare për një port MBM në Porto- Romano të Durrësit, ndërkohë që rikujtoi se socialistët kanë premtuar se do të anulonin koncesionet. Fjalimi i Bushatit ishte me mjaft tone të forta, dhe duket se ka nxitur përplasjet mes socialistëve, pasi nuk vonoi as përgjigja e Taulant Ballës ndaj tij. Balla tha se fjalimi i Bushatit ishte sa për të kapur lajmin e ditës, dhe se kontrata në Porto Romano ishte një investim shumë i rëndësishëm për çlirimin e portit.

”Kjo historia e diskutimeve patetike dhe gjoja në interes të njerëzve është për të kapur lajmin e ditës. Kontrata në porto romano është një dosmodoshëri për bërë një investim të rëndësishëm për ta çliruar portin e Durrësit nga ndotja e për ta bërë një qytet turistik”, u shpreh Balla duke iu referuar kritikave të Bushatit.

“Unë nuk kam qenë anëtar i qeverisë, kam qenë gjithmonë deputet dhe gjërat i shoh njëlloj. Fjala e kolegut mu duk si fjala e Grida Dumës, që i shoh gjërat mirë nga jashtë por nuk më pëlqen nga brenda. Ndaj dua të sqaroj se kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin se kur një investim privat ecën mirë, paguan taksat e ka nevojë të bëjë ndryshim kontate, se gjoja në interes të njerëzve është për të bërë lajmin e ditës. Shtesa e kontratës në Porto Romano është domodsoshmëri për ta cliruar portin e Durrësit nga ndotjet që mund të bëjnë operatorët e ndryshëm”, tha më tej Balla.