Në punimet e Këshillit Kombëtar të PDIU-së, Shpëtim Idrizi pak pasi shpalli largimin e saj nga aleanca me PS-në, iu përgjigj edhe deklaratave të kryeministrit grek, Aleksis Cipras.
“ Ne nuk na impresionojnë deklaratat arrogante të një lideri si Cipras. “Cështja çame nuk eksziston apo morëm nga marrëveshja me Shqipërinë çfarë deshëm.
Greqia është i vetmi vend që ka përzënë të gjithë çamët hebrenjtë dhe maqedonas , nuk ka njohur pakicat dhe tentojnë të na imponohet neve për të drejta. Bushati dhe Kotzas hedhin të dy bashkë valle dhe na thonë që do të kemi marrëdhënie të mirë. Si mund të kemi marrëdhënie të mirë me një vend që nuk njeh çështjen çame.
I kemi dëgjuar artikulimet e Bushatit dhe Ramës. Kufijtë i kemi trashëguar nuk janë për t’u negociuar. Deri dje qeveria kishte aleate PDIU tashmë ka grekët. Donim të dinim se çfarë është biseduar me palën greke për çamët. Kemi qenë të bindur që të paktën të vdekurit të trajtohen njësoj.”, tha ai.
(J.D/Faxweb.al)