Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka folur në punimet e takimit të tretë sektorial për politikën e jashtme dhe integrimin të mbajtur sot edhe për takimin me ministrin grek Nikos Kotzias.
Bushati tha se bisedimet po zhvillohen në një frymë pozitive, duke shtuar se ka ardhur koha që disa çështje të zgjidhen.
Ai tha se janë tre tematika mbi të cilat po diskutohet.
“Bisedimet po zhvillohen në frymë pozitive të gjitha çështjet janë shtruar në tavolinë, për të gjitha këto që diskutohet jemi në rrugë të mire, dhe takimi tre ditor i shërbeu kësaj fryme.
Do të kemi një takim në Shqipëri ku do të ulemi intensivist për këto bisedime, kontaktet mes ekspertëve vijojnë, nuk jemi në fazën e negociatevë zyrtare. Jemi besimplotë që një pjesë e mirë e cështjeve që janë aty u ka ardhur koha për tu zgjidhur, jemi në konsultë me njëri tjetrin. Janë tre tematika që po diskutohen ose siç i quaj unë shporta:
1-Shporta e lutftes, 2-problemet e aktualiteti: Të drejtat e minoritetit , shqiptaarët qe jetojnë e kontribujnë në Greqi, çështje konsullore. 3-Janë ato probleme që kanë lidhje me natyrën e përcaktimit më të mirë për zonat që kanë lidhje me kufijtë dhe zonat që kanë lidhje me projekte zhvillimore që do duhet të zbatohen”, tha Bushati. (B.H/Faxweb)