Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin“Top Story” është shprehur se hapja e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian do të ndodhë qershorin e vitit të ardhshëm.
“Jam absolutisht i sigurtë që nëse vazhdojmë me këtë ritëm përsa i përket zbatimit të reformës në drjetësi, sa i përket zbatimit të vettingut dhe nëse krijojmë një klimë politike si ajo që krijuam para zgjedhjeve, Shqipëria do të ketë një vendimarrje për fillimin e negociatave vitin tjetër”, tha Bushati.
Ndërkohë që në lidhje me kushtet e palës greke ai shton se “Janë pesë prioritete nga 12 që ishin në momentin që Shqipëria aplikoi. Raporti i KE erdhi me propozimin për hapjen e negociatave duke veçuar reformën në drejtësi dhe vettingun, duke patur parasysh edhe çështje të tjera, edhe për çështjen e pronës që zoti Kotzias foli”, deklaroi Bushati. (S.SH/Shuplaka)