16:46 | 21/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bushati i del në mbrojtje ndërkombëtarëve: Asnjë ambasador nuk korruptohet…

20:49 | 12/04/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati: Ngjarjet në Ankara, Berlin dhe Nice të kobshme. Jemi dëshmitarë të një Europe që vuan në një botë zeropolare

Një ditë pas akuzave të kryetarit të PBDNJ-së, Vangjel Dule, se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë, vërshuan të tjera akuza për diplomat të huaj në Shqipëri. Akuza këto të bëra nga kreu i opozitës Lulzim Basha, apo kryetari I PDK-së Nard Ndoka e të tjerë, mirëpo sipas ministrit Ditmir Bushati “ambasadorët nuk korruptohen”.

Gjatë një takimi me studentë dhe maturantë në Durrës, Bushati deklaroi: “Çdo ambasador në Shqipëri e ka raportin me vendin apo organizatën që përfaqëson. Nuk besoj në teori konspirative dhe nuk besoj që SHBA-të apo BE të influencohen apo korruptohen nga politikanë shqiptarë.”.

Ndër të tjera ministri akuzoi Partinë Demokratike se po vononte zbatimin e Reformës në Drejtësi, kjo përmes bojkotit të Parlamentit. Më tej shton se ky process nuk do mbahet peng nga askush.

“ Askush nuk ka mandat për të marrë peng vullnetin e shqiptarëve. Dihet që reforma në drejtësi është e shumëpritur. Është një reformë për të cilën SHBA dhe BE kanë investuar jo vetëm politikisht por edhe kapacitete njerëzore dhe burime financiare dhe ne besojmë që askush nuk mund ta marrë peng këtë proces.”, shton ministri i Jashtëm.

Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, ditën e djeshme gjatë një takimi me auditorin e Universitetit Europian të Tiranës, ka  deklaruar se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë.

Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë. (D.D/Shuplaka)

Ditmir Bushati
Etiketa: ditmir bushativangjel dule
Pas

“Shfaqje gomerësh veshur si luanë, ku secili improvizon batuta e ia fut si kau pelës”

Para

Ndeshja e Javës. Bayern dhe Real masin forcat (FORMACIONET DHE MUNGESAT)

Para
Ndeshja e Javës. Bayern dhe Real masin forcat (FORMACIONET DHE MUNGESAT)

Ndeshja e Javës. Bayern dhe Real masin forcat (FORMACIONET DHE MUNGESAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marrëveshja, Serbia merr 100 mijë punonjës nga Gana për të përballuar krizën

Bisedë telefonike midis Papa Leoni XIV dhe presidentit palestinez: Ndaloni përdorimin e dhunës në Gaza!

Vijojnë sulmet ruse në Ukrainë, bombardohet stacioni i metrosë në Kiev ku po strehoheshin qindra qytetarë

“Hawala”, transferuan miliona euro të drogës në Shqipëri, GJKKO lë në burg dy të arrestuarit (EMRAT)

Kurti: Të gatshëm për bashkëqeverisje me Nismën, i kemi bërë ofertë konkrete

Lufta me zjarrin në Dukat, tre zjarrfikës transportohen në spital pas asfiksimit nga tymi

Zelensky: Kompanitë franceze fillojnë prodhimin e dronëve në Ukrainë

“Po provokon incidente, do të ketë pasoja”, Kurti i përgjigjet Vuçiçit, u bën thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet drejt Serbisë

Edukim dhe diplomaci, veliera Mircea 86 vite në det! Ndalet në Durrës anija simbol e marinës ushtarake rumune

Hungaria dhe Serbia bisedojnë me Rusinë për ndërtimin e një naftësjellësi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.