12:08 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Bushati i kundërvihet Bashës: Theve një rregull të pashkruar!

20:01 | 29/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Shpojuani gomat, thyejuani xhamat”, Bushati i përgjigjet Bashës: Këto thirrje nuk kënaqin as kreun e opozitës!

Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati reagon pas akuzave që bëri kreu i opozitës Lulzim Basha në Kongresin e Partisë Popullore Europiane në Maltë, se 75% e vendit është e kultivuar me kanabis.

Sipas ministrit të Jashtëm, Basha ka thyer një rregull të pashkruar dhe akuzon Partinë Demokratike se nuk po konkuron në mënyrë demokratike ashtu siç ka edhe emrin.

“Shqipëria vendi i parë për prodhimin e marijuanës. Në 75% të territorit, dhjetëra parcela droge. Parcelat e drogës ruhen me persona të armatosur. Trafiku i drogës sjell të ardhura të shumta. Kjo është përgjegjësia e qeverisë, pasi është bashkëpunëtore me krimin”, tha Basha në Kongres.

Ndër të tjera ai akuzoi nga Malta qeverinë, që sipas tij kërkon të manipulojë zgjedhjet. Qeveria po kërkon të manipulojë zgjedhjet. 

REAGIMI I BUSHATIT

Lulzim Basha theu sërish një rregull të pashkruar por elementar të jetës publike: në gjuhë të huaj dhe jashtë shtetit nuk hidhet baltë për atdheun!

Aq më tepër kur dihet se partitë serioze europiane nuk impresionohen nga shpifjet apo çadrat e mëkatarëve, sepse masin ecurinë reale të reformave përmes raporteve të institucioneve ndërkombëtare. Raporti i fundit i Komisionit Europian, i mbështetur unanimisht nga Vendet Anëtare, i dha Shqipërisë rekomandimin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE.

Asnjë fjalë nuk i tha Lulzim Basha Partive Popullore në Maltë për reformën në drejtësi, anipse të gjithë kemi lexuar qëndrimin e bashkërenduar e të qartë të SHBA-ve, BE-së e madje të partive simotra europiane për PD-në: 1. Zbatim të menjëhershëm të ligjit të vettingut; 2. Rikthim në Kuvend; 3. Përmbyllje të reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.

Ky do të ishte kontributi për një Shqipëri që shkon në mënyrë të sigurt drejt tryezës së bisedimeve për anëtarësim në BE, që do të thotë më shumë siguri, mirëqenie dhe progres për shqiptarët.

Keqardhje për një parti që veç emrin ka demokratike, por që nuk ka më ambicie të konkurrojë në mënyrë demokratike. (D.D/Shuplaka)

Ditmir Bushati në të majtë, Lulzim Basha në të djathtë
Etiketa: ditmir bushatilulzim basha
Pas

Deklaratat e forta të Salianjit: 16 kandidatët që do të bëjnë Vetingun kanë lidhje me PS-në

Para

Largohet çifti nga Big Brother, vajza nuk përballoi izolimin

Para
Largohet çifti nga Big Brother, vajza nuk përballoi izolimin

Largohet çifti nga Big Brother, vajza nuk përballoi izolimin

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Plazhi i lirë” – Procedohen 2 shtetas për pushtim të hapësirave publike në Golem

Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri në Korçë

Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj, 17 dhe 18 vjeç

Kosovë/ Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 46-të

Kavajë: Arrestohet 28-vjeçari që inskenoi rrëmbimin për të mashtruar të atin

Arrestohet autori i plagosjes me armë në Valias, në pranga edhe i dëmtuari për pengim të hetimeve

18 vatra zjarri në 24 orët e fundit, 2 ende aktive dhe 2 nën monitorim

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.