Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati, bën thirrje që procesi i integrimit në BE të mos kthehet në proces teknik. Sipas tij, rekomandimi i BE-së tregon progresin e vazhdueshëm në vend.
Këto deklarata ministri Bushati i bëri nga selia e Kryeministrisë, ku Kryeministri Edi Rama mbante pritjen e fundvitit me ambasadorët.
Ndër të tjera ministri u shpreh Shqipëria ka shtuar kontigjentin e vet në Afganistan. Në fund Bushati i uroi të gjithë ambasadorët por edhe shqiptarët për festat e fundvitit.