02:20 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bushati intervistë për “Pars Today”: Irani të njohë Kosovën, Trump? Të shohim pas 20 Janarit

23:08 | 15/01/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati intervistë për “Pars Today”: Irani të njohë Kosovën, Trump? Të shohim pas 20 Janarit

Me ftesë të homologut Iranian Mohammad Javad Zarif, Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi një vizitë zyrtare në Teheran.

Gjatë vizitës së tij dy ditore, Ministri Bushati zhvilloi takime me Presidentin Rouhani, homologun e tij Zarif, Kryetarin e Grupit Parlamentar të miqësisë Iran-Shqipëri, Kryetarin e Dhomës së Tregtisë, Bujqësisë dhe Minierave si dhe Kryetaren e Agjencisë për Trashëgiminë Kulturore dhe Turizmin.

Por gjatë qëndrimit në Iran kryediplomati shqiptar ka dhënë edhe një interivistë për “Pars Today”.

Gjatë saj, Bushati i është përgjigjur pyetjes se çfarë qëndrim do të mbajë Shqipëria nëse Donald Trump vendos të anulojë marrëveshjen bërthamore me Iranindhe shumë pyetjeve të tjera.

Intervista e plotë:

Cili është mendimi juaj për Iranin?

Besoj se patëm një këmbim pikëpamjesh të frytshme me autoritetet këtu në Iran. Me presidentin, me ministrin e jashtëm, me grupin e miqësisë për Shqipërinë në parlament,  por edhe me përfaqësues të botës së biznesit dhe botës së kulturës. Duke përcaktuar kësisoj edhe disa fusha bashkëpunimi ku ka një interes të ndërsjellët mes Shqipërisë dhe Iranit.

Cilat janë motivet dhe qëllimet e qeverisë së Tiranës me përgjigjen pozitive ndaj ftesës së ministrit të jashtëm të Iranit dhe a është vizita juaj dëshmi e faktit se Shqipëria është serioze për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe?

Ka një realitet të ri, ndërmjet Iranit dhe botës që me marrëveshjen nukleare dhe ka një hapje me të madhe dhe një angazhim të Iranit në arenën ndërkombëtare. Natyrisht Shqipëria është një vend i vogël, por nuk është indiferent ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe në këtë kontekst e kam mirëpritur ftesën e homologut iranian dhe kemi diskutuar edhe gjatë vizitës këtu për të rigjallëruar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona duke përcaktuar edhe fushat e bashkëpunimit të ndërsjellët.

A ekzistojnë potenciale për zgjerimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fusha të ndryshme politike, kulturore, arsimore dhe cilat janë pengesat që janë bërë shkak që Irani dhe Shqipëria të mos kenë nivelin e duhur të marrëdhënieve mes tyre?

Pengesat janë të njohura. Nuk është momenti që të analizojmë sot për sot pengesat dhe atë çka ne e konsiderojmë një periudhë stanjacioni në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona. Pengesat janë kornizuar edhe për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare dhe sanksioneve të cilat kanë qenë të aplikueshme ndaj Iranit dhe detyrimeve ndërkombëtare që Shqipëria ka pasur dhe ka në këtë drejtim. Përsa i përket potencialit, ne besojmë se ekziston mundësia për përfitime të ndërsjella kryesisht në fushën e gazit, energjisë, turizmit dhe produkteve bujqësore dhe shpresojmë shumë që duke punuar së bashku me qeverinë iraniane ne do të krijojmë një platformë dhe një kuadër ligjor lehtësues për kontakte më të tejshme të sektorit privat.

Shqipëria ka qenë një nga ato vende që e mirëpritën marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1. Me ardhjen e z. Trump në pushtet në Amerikë dhe me kërcënimin e tij se do të anulojë këtë marrëveshje, a do të ndryshojë qëndrimi i Shqipërisë në lidhje me marrëveshjen bërthamore?

Besoj se çdo përgjigje nga ana ime për këtë pyetje do të ishte e parakohshme. Në radhë të parë do të duhet të shohim qëndrimin e presidencës Trump pas 20 janarit dhe më pas secili prej vendeve mbështetëse të këtij procesi mund të bëjë komentet përkatëse dhe mund të mbajë qëndrimin përkatës. Sot për sot ka një konsensus përsa i përket të gjitha vendeve pjesëmarrëse në këtë proces dhe të institucioneve të specializuara ndërkombëtare në këtë fushë në lidhje me përmbushjen e angazhimeve të kësaj marrëveshjeje.

Zoti ministër, në takim me ministrin e jashtëm iranian u shprehët se Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Teheran. A ekziston një afat i caktuar për këtë çështje dhe kur do të zgjidhen problemet e vizave mes dy vendeve me qëllim që të inkurajohen investitorët, tregtarët dhe studentët e të dy vendeve?

Besoj se informacioni juaj është i pasaktë. Nuk jam shprehur që Shqipëria do të hapë një ambasadë në Teheran. Jam shprehur dhe vijoj të shprehem qe ne në politikë të jashtme jemi për hedhjen e hapave të njëpasnjëshëm në mënyrë të qëndrueshme. Në radhë të parë duam të rigjallërojmë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, duam të lehtësojmë kontaktin ndërmjet bizneseve dhe njerëzve, duam të ecim përpara me hapin dhe ritmin e vendeve të tjera të cilat kanë një marrëdhënie më të gjallë me Iranin dhe në këtë drejtim në një periudhë të më vonshme hapja e ambasadës tonë këtu apo një prezencë më e madhe diplomatike apo ekonomike mund të jetë krejt e logjikshme. Sa i përket regjimit të vizave Shqipëria është përfituese, ose është pjesë e listës së bardhë të vendeve Shengenit, Bashkimit Evropian dhe për pasojë ka disa detyrime kontraktuale me Bashkimin Evropian, por nga ana tjetër kemi analizuar, studiuar ato praktika të vendeve të Bashkimit Evropian apo të vendeve të rajonit tonë me Iranin dhe jemi të hapur për ta aplikuar edhe ne qasje të ngjashme që do të lehtësonin kontaktet ndërmjet qytetarëve dhe nëpërmjet përfaqësuesve të botës së biznesit.

Zoti Bushati, duke qenë se vendet e Ballkanit perëndimor kërcënohen nga zgjerimi i ekstremizmit, a ka në program Tirana zyrtare të shfrytëzojë përvojat e Iranit në fushën e luftës kundër terrorizmit?

Natyrisht që Shqipëria është një vend pararojë përsa i përket luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit. Jemi pjesë e disa koalicioneve ndërkombëtare dhe si një vend anëtar i NATO-s, natyrisht kemi të drejta dhe detyrime në këtë proces dhe në kuadër të të gjithë këtyre angazhimeve që ka Shqipëria dhe kryesisht angazhime që burojnë nga anëtarësimi në NATO, jemi të hapur për politika apo praktika të cilat përputhen me objektivat tanë.

Cili është mendimi juaj për arritjet e vizitës tuaj zyrtare në Iran?

Së pari, kjo është vizita e parë e një ministri të punëve të jashtme të Shqipërisë dhe besoj se është lajm në vetvete.

Së dyti, gama e gjerë e personaliteteve dhe e takimeve që zhvillova këtu duke filluar me presidentin e vendit, homologun tim por edhe me përfaqësues të botës së biznesit dhe botës së kulturës, zv/presidentja e cila gjithashtu mbulon fushën e kulturës, krijoi një mundësi gjykimi më të kthjellët nga ana ime për mundësitë që ekzistojnë dhe të cilat duhen shfrytëzuar duke respektuar politikën e vendeve tona në mënyrë respektive. Shpresoj që ne të kemi një plan të përbashkët me palën iraniane për t’i zhvilluar këto kontakte në përputhje me interesat e secilit prej vendeve tona dhe për të shfrytëzuar gjithashtu dhe atë potencial ekonomik ekzistues i cili siç e thashë edhe pak më lart sot për sot është i pashfrytëzuar.

Si e shikoni të ardhmen e marrëdhënieve mes Iranit dhe Shqipërisë?

Besoj se unë iu përgjigja kësaj pyetjeje. Janë tre fusha të cilat ne i kemi përcaktuar si fusha të rëndësishme ku qeveritë respektive duhet të lehtësojnë këtë bashkëpunim, fushën politike, ekonomike, tregtare dhe kulturore dhe natyrisht ka çështje që na ndajnë, ka çështje që na bashkojnë, por ne do të shpresonim shumë që Irani do të ecë përpara me njohjen e Kosovës si një shtet i pavarur, aq më tepër kur ka një shumicë dërrmuese shtetesh anëtare të OKB që kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Pra janë disa procese të cilët janë në rrugë e sipër dhe besojmë se brenda kësaj kornize dhe konteksti të ri gjeopolitik ndërkombëtar edhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona do të rigjallërohen pavarësisht distancave dhe pavarësisht interesave që momente të ndryshme të historisë mund jenë të ndryshme. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: BushatiIrankosovatrump
Pas

Viti 1924, 14 personat e vetëm që shkruanin saktë gjuhën shqipe

Para

Policia greke sekuestron 400 kg kanabis, në pranga shoferi shqiptar

Para
Sekuestrohen 5 kilogramë kanabis në Dibër, pranga 45-vjeçarit

Policia greke sekuestron 400 kg kanabis, në pranga shoferi shqiptar

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.