Replikat e dy ditëve të fundit mes Ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Kreut të Lartë të Shtetit, Bujar Nishani, mbi votën kundër të Shqipërisë për armët bërthamore dhe sqarimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, kanë shtyrë të reagojë edhe Partinë Aleanca Demokristiane.
Kryetari i Partisë Aleanca Demokristiane, Zef Bushati, e cilëson vendimin e ministrit të Jashtëm si skandal, ndaj dhe kryeministri Edi Rama duhet ta shkarkojë. Por ajo ku ndalet më tepër kreyari I Aleancës Demokristiane është heshtja e opozitës.
Bushati shkruan se kryedemokrati Basha që mbështet SHBA-në nuk prononcohet. Sipas Zef Bushatit, ky është momenti që politika shqiptare duhet të deklarohet se marrëdheniet me SHBA-të janë prioritare, të sinqerta dhe strategjike duke kërkuar njëzeri shkarkimin nga detyra të Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.
Më tej duke dalë në mbrojtje të SHBA-ve, ai shprehet se qytetarët duhet të ngrihen të protestojnë ndaj kujdo që kërkon të minojë marrëdheniet me SHBA dhe qytetarët amerikane, të cilët i janë gjendur pranë shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Zef Bushatit:
Skandal i Ministrit te Jashtem Ditmir Bushati. Kryeministri Rama duhet ta shkarkoje. Votoi ne OKB kunder SHBA, shtetit qe Shqiperia ka marredhenie strategjike dhe prioritare. Ditmiri justifikohet se ishte “gabim njerezor” dhe genjen Komisionin e Jashtem te Parlamentit duke raportuar se ka vene ne dijeni Presidentin. Presidenti i Republikes Bujar Nishani e pergenjeshtron. Opozita hesht. Kryetari i PD Basha qe deklaron se mbeshtet SHBA nuk prononcohet. Ky eshte rasti qe politika shqiptare duhet te deklarohet se marredheniet me SHBA jane prioritare, te sinqerta dhe strategjike duke kerkuar njezeri shkarkimin nga detyra te Ministrit te Jashtem Ditmir Bushati. Qytetaret shqiptare duhet te protestojne ndaj kujdo qe kerkon te minoje marredheniet me SHBA dhe qytetaret amerikane, te cilet i jane gjendur prane shqiptareve ne momentet me te veshtira te historise. Nuk mund te falet asnje votim kunder SHBA. Ky eshte rasti i dyte per Qeverine Rama qe voton kunder. Asnje justifikim nuk duhet te pranohet. Nese Ministri i Jashtem nuk jep doreheqje, Kryeministri Rama duhet ta shkarkoje. Heshtja e Lulzim Bashes ne cilesine e liderit te opozites eshte e papranueshme, por heshtje qe flet. (XH.A/SHUPLAKA)