Ish deputeti i Partisë socialiste, Koço Kokëdhima, i ftuar në emisionin ‘Të Pa Ekzopuarit” në News 24, është shprehur se heqja e mandatit të tij nga ana e Gjykatës Kushtetuese, ishte hakmarrje e brendshme e Partisë Socialiste.
Por gjatë gjithë përgjigjeve të tij, ish deputeti i qarkut Vlorë është munduar të evitojë emrin e kryeministrit Edi Rama dhe ta shohë gjithë këtë si një “luftë” të brendshme mes tij dhe kreut të PS-së.
Por interesant ka qenë batuta e gazetarit Andi Bushati, i cili i është drejtuar Kokëdhimës me fjalët: “Ne prisnim që ju të pleqëronit bashkë në fshatrat e Jugut”. /Shuplaka.com/