Ka nisur në Kuvend diskutimi për mocionin e opozitës për votën e Shqipërisë në OKB.
Fjalën në foltore e ka marrë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka folur për arsyet që sipas tij, sollën votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve.
Bushati ka thënë se ka pritur që opozita sot, t’i referohej debatit për strategjinë e zgjerimit.
Ai ka thënë se ka pritur që opozita t’i kërkonte falje sot, shefes së Shërbimit të Jashtëm në BE, Federica Mogherini.
“Prisja që opozita të vinte e gëzuar dhe mbështetëse. Prisja që sot t’i referoheshim strategjisë së zgjerimit. Prisja që ju t’i kërkonit falje Mogherinit”-ka thënë Bushati.
Për votën e Shqipërisë në OKB, Bushati tha se ky është një votim, që tregon qëndrimin solid të shtetit shqiptar për çështjen e Jeruzalemit.
Bushati tha më tej:
“Qëndrimi ynë është i njëjtë me atë të viteve më parë. Në 12 rezolutat e mëparshme, Shqipëria ka mbajtur të njëjtin qëndrim. Votimi në OKB, jo i veçantë. Rezoluta 2008-2010, i njëjti qëndrim. Këtë qëndrim politika shqiptare e ka quajtur konsensual. Më parë nuk është diskutuar votimi.”
(F.G/Faxweb)
Discussion about this post