Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, kandidat i Partisë Socialiste për deputet në Shkodër, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të Shoqërisë Civile në Shkodër, ku është ndalur tek ankimimi i ligjit të Vettingut nga Unioni i Gjyqtarëve në Kushtetuese.
Ai paralajmëroi se tërmeti do të nisë nga pallati i drejtësisë pavarësisht përpjekjeve për të zvarritur, nga ana e sindikatave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
“Tërmeti do të fillojë nga pallati i drejtësisë pavarësisht se sindikatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve tinëz e çuan në Gjykatën Kushtetuese Vettingun për ta zvarritur. S’do kemi më prokurorë dhe gjykatës biznesmenë”, u shpreh Bushati nga Shkodra.
(XH.A/SHUPLAKA)