22:16 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bushati përplas demokratin me zv.ministrin, Çollaku: Marrëzi! Koçi: S’duhet të biem në lojën e Serbisë dhe Rusisë

16:00 | 09/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati përplas demokratin me zv.ministrin, Çollaku: Marrëzi! Koçi: S’duhet të biem në lojën e Serbisë dhe Rusisë

Deklarata e ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati përplas demokratin Kreshnik Çollaku me zëvendësministrin e Mbrojtjes Petro Koçi.

”Sulmi i Tiranës ndaj BE-së për Haradinaj, idiotësi ose tradhëti kombëtare. Në një intervistë sot ministri i Jashtëm Bushati, përforcon qëndrimin e kryeministrit Rama në stimulimin e histerisë kolektive se fajin për sjelljen serbe ndaj Kosovës (përfshirë dhe arrestimin e Haradinaj) e ka BE-ja.

Sigurisht ka momente ku BE mund të korrigjojë qasjen..,por përqëndrimi i kritikës ndaj BE-së ku pastaj histeria e njerëzve të painformuar e shndërron në armiqësi ndaj BE-së..,është pikërisht ajo çfarë është Qëllimi më i Madh i lojës Serbo-Ruse,…Armiqësinë e Shqiptarëve me Perëndimin (BE dhe SHBA). Kjo është dhurata më e mirë që mund t’i bëhet lojës Serbi-Rusi në Ballkan.

Edhe pse BE-ja nuk është përfekte, shqiptarët nuk duhet të harrojnë se vetëm falë BE-së dhe sidomos SHBA-së, tanket dhe ushtria serbe i qëndron larg territorëve të Kosovës.

Në këtë situatë të rrezikshme në Ballkan të sulmosh BE-në e të fajësosh SHBA-në është ose Idiotësi ose Tradhëti Kombetare.”, shkruan Çollaku kryetar i Politikave të Jashtme në PD, teksa merr menjëherë kundëreagimin e Koçit.

DEBATI I PLOTË ÇOLLAKU-KOÇI:

Petro Koçi: Qëllimi antishqiptar është që t’i biem njëri-tjetrit.

Kreshnik Çollaku: Kjo që ka thënë Bushati sot e Rama pardje eshte marrezi. Armiqësia e shqiptarëve me BE-në në këtë situatë do të ishte fatale. Nëse gjenerali këput një gjethe, ushtria rrënon një pyll.

Petro Koçi: Asnjë vend i BE-së nuk duhet të bjerë në lojën e Serbisë apo të Rusisë.

Kreshnik Çollaku: Por sidomos shqiptarët nuk mund të armiqësohen me BE-në. Finalja e lojës serbe do të ishte pikërisht kjo. Ministri i Jashtëm i Shqipërise nuk mund të nxisë tërheqje të Kosovës nga bisedimet e të refuzojë dhe të ndryshojë qasjen e Shqipërisë me Serbinë deri sot. Kjo është fatale. Eshtë pikërisht çka duan serbët. Kosovarët që tërhiqen nga bisedimet duke diskretituar BE-në dhe SHBA-ja që kanë imponuar këto bisedime. Ndërkohë në Mitrovicë muri ndarës është bërë fakt i kryer…dhe e vetmja forcë që mund ta rrëzojë është presioni i BE-së.  Praktikisht po legjitimohet ndarja e Kosoves para syve tanë.  Jam dakort dhe është detyrim për qëndrime të unifikuara por kjo nuk do të thotë që njëra palë as dëgjon se çfarë thotë tjetra dhe kur është në gabim.

Petro Koçi: Serbia po luan kundër mirëkuptimit dhe stabilitetit në rajon. Po bën hapa të rrezikshëm mbrapa. Duhet ta kuptojë se nga kjo sdo të ketë asnjë përfitim. Sepse shqiptarët do të dijnë të jenë të bashkuar dhe mbi të gjitha të mençur. Franca nuk ka arsye të perspektivës për të rënë në lojërat e Serbisë apo të Rusisë. Shqiptarët sidomos në Kosovë duhet t’i lënë akuzat ndaj njëri-tjetrit e të mos bien pre e një provokacioni djallëzor e të kërkojnë tradhëtira!

Ka ikur koha kur në rajon vendosej pa pyetur shqipet. Kosova nuk kthehet më mbrapa. Arrestimi i Ramushit i largon edhe më shumë popujt nga njëri – tjetri ende pa u shëruar plagët e luftës së fundit. Arrestimi i Ramushit tonë është një atentat ndaj dialogut dhe bashkëpunimit rajonal që po udhëheq Gjermania. Shqiptarët duan paqen! Mos i provokoni!

Kreshnik Çollaku: BE-ja nuk është pa kritika…por BE-ja dhe SHBA-ja janë e vetmja forcë që mbron e garanton Pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës.

Rapsodite patriotike në diplomaci nuk vlejnë shumë. Ndaj duhet mençuri dhe vëmendje.

Kreshnik Çollaku: BE-ja është më shumë se Franca…por edhe pse mund të ketë vend për kritika nuk duhet harruar realiteti i madh. BE-ja ka qenë dhe është në krah të pavarësisë së Kosovës…pavarësisht ndonjë shteti.

ÇFARË DEKLAROI BUSHATI PËR BE-në NË INTERVISTËN PËR HARADINAJN:

”BE-ja duhet të jetë së pari e zëshme dhe e angazhuar për të parandaluar qëndrime dhe veprime që minojnë procesin e normalizimit. Duhet po ashtu të jetë më e angazhuar jo vetëm në arritjen e marrëveshjeve, por edhe për të siguruar zbatimin e tyre. Në të kundërt, marrëveshjet do të kthehen në letra pa vlerë. Vini re paqartësinë që ekziston mbi murin që u ngrit në Mitrovicë. Një proces që u nxit e ndërmjetësua nga BE si proces për ndërtimin e urave po rrezikon të kthehet në ndërtim muresh. Siç ndodh në të tilla raste, një mur që kërkon veç pak ditë për t’u ngritur, kërkon vite për t’u kthyer në urë përmes bisedimesh e ndërmjetësimesh diplomatike.” (V.G/SHUPLAKA)

Kreshnik Çollaku dhe Petro Koçi

 

 

Etiketa: Francaharadinajkreshnik collakupetro kociramush haradinajserbia
Pas

Era Istrefi në spital, rrëshkiti duke bërë ski në Brezovicë

Para

Zbatimi i amnistisë fillon të shtunën, verifikohen listat e të burgosurve

Para
Zbatimi i amnistisë fillon të shtunën, verifikohen listat e të burgosurve

Zbatimi i amnistisë fillon të shtunën, verifikohen listat e të burgosurve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufteIzraeli merr dërgesën e 800-të të ndihmës ushtarake amerikane në 600 ditë lufte

E rëndë në Meksikë/ Gjenden 17 trupa brenda një shtëpie në shtetin më të dhu*shëm të vendit, Guanajuato

Trump i jep goditjen e fundit Harvardit, anulon kontrata federale me vlerë 100 mln dollarë

Marrëveshja me Italinë, anija ushtarake ‘Spica’ niset drejt Shqipërisë me 30 emigrantë

Administrata Trump do të monitorojë rrjetet sociale të studentëve të huaj që kërkojnë viza

Ishte mbështetës i tij, Trump fal ish-sherifin e dënuar për ryshfet

Deputetët francezë mbështesin ligjin që lejon eutanazinë

PD ankimon Shkodrën në KAS: Të shpallen të pavlefshme dhe të përsëriten zgjedhjet në qarkun e Shkodrës

Ka ardhur droga e re, ‘Yellow Zushi’! U zbulua në valixhen e një 39-vjeçari. Po e transportonte në Shqipëri

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.