Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati ndodhet në Gjermani,ku është takuar me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Në këtë takim zyrtar është folur për ecurinë e Shqipërisë drejt integrimet europian.
Në fjalën e tij Bushati ka falenderuar Gjermaninë për ndihmën e vazhdueshme që i ka dhënë vendit tonë.
Nga ana tjetër ministri gjerman ka deklaruar një mbështetje të vazhdueshme nga qeveria gjermane për Shqipërinë.” Shqipëria ka arritur shumë gjatë kësaj kohe dhe jam i bindur që do eci edhe më shumë. Qeveria gjermane do t’ju mbështes gjithmonë”, ka thënë ai.
(E.V/Faxweb.al)