Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka zhvilluar një takim ditën e sotme me ambasadorin rus në Tiranë Aleksandër Karpushin.
Lajmin e ka bërë të ditur ambasada ruse. “Ambasadori Karpushin zhvilloi sot një takim me Ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë z. Ditmir Bushati. Bashkëbiseduesit diskutuan mbi një gamë të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe Rusi-Shqipëri”, shkruan ambasada ruse. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post