03:26 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Bushati takon homologun Holandez, ai nuk pranon të komentojë situatën politike. Shtohen fluturimet Holandë-Shqipëri

11:04 | 17/04/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushati takon homologun Holandez, ai nuk pranon të komentojë situatën politike. Shtohen fluturimet Holandë-Shqipëri

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka pritur në një takim homologun e tij holandez Bert Koenders. Ministri i jashtëm holandez do të ketë një axhendë të ngjeshur në vendin tonë ku nuk do të mungojnë as takimet me krerët e politikës.

Bushati gjatë fjalës së tij e vendosi theksin te shtimi i bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe Reformat që duhet të bëjë vendi ynë.

‘’I nderuar Robert, është kënaqësi e veçantë për mua që të jeni so këtu në Tiranë. Është një mundësi e mirë për të ritheksuar bashkëpunimin mes dy vendeve. Ka një rritje prej 30% të investimeve holandeze krahasuar me një vit më parë.

E garantova zotin Koender se qeveria shqiptare do vijojë me Reformat e saj për aspektin e investimeve dhe turizmit. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju një lajm të mirë. Kompania ‘TransAdria’ do të fluturojë tre herë në javë nga Amsterdami’’, u shpreh Bushati.

Ndërkohë ministri i Holandës vendosi theksin te Reforma në Drejtësi dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme. 

‘’Jam i lumtur që jam sot këtu në kryeqytetin tuaj. Ne patëm një takim mjaft të mirë, dhe dua të theksoj se shtimi i investimeve duhet të jetë më i madh. Ne kemi një bashkëpunim shumë të mirë sidomos në aspektin e turizmit po ashtu edhe në bashkëpunimin ndërkombëtar, siç është lufta kundër radikalizimit dhe luftën kundër ISIS-it.

Ne e mbështesim prespektivën europiane të Shqipërisë. Dua të theksoj roli e Reformës në Drejtësi. Ka ardhur koha që të gjitha këto ndryshime që sjell Reforma të vihen në zbatim. Zgjedhjet janë çështje e brendshme dhe nuk dua të ndërhyj, po duhet të mbahen zgjdhje të lira e të ndershme.

Thuhet se ne holandezët jemi striktë përsa i përket Integrimit. Po ashtu siç duket Reforma në  Drejtësi është një hap përparimtar që vendi juaj ka bërë’’, deklaroi Koenders.

Koenders nuk ka dashur të përgjigjet përsa i përket krizës politike. 

Pyetja e gazetarit: Procesi Vettingut i bllokuar për shkak të protestës së opozitës, cili është komenti juaj për këtë situatë?

Ministri holandez është përgjigjur se kriza politike nuk është një çështje që i takon atij të flasë dhe se palët në vend duhet të gjejnë vetë një zgjidhje.

Bushati: Dhënies fund të bojkotit dhe natyrisht kanë përshëndetur angazhimin e tyre për të na inkurajuar të gjithëve me qëllim që shqiptarët të kenë zgjedhje të lira e të dnershme më 18 qershor; asnjë nuk duhet të humbë kohë, 93% e tyre kërkojnë zbatimin e reformës në drejtësi, opozita ka firmosur ndryshimet kushtetuese, tani është koha t’i japim jetë procesit të vettigut, pas zhvillimit të zgjedhjeve në mënyrë të ndershme e të lirë të kuptohet se Shqipëria ka bërë hapa përpara dhe është e gatshme për angazhim.

Koenders: Dua të nënvizoj qartë, është në interesin e Holandës dhe Bashkimit Europian që ndryshimet kushtetuese të mund të shikojnë dritë, të zbatohen, kështu dua t’i bëj thirrje politikës, sepse njerëzit po presin që të ndodhë reforma në drejtësi.

Bushati: Po përpiqem duke thënë që Shqipëria ka një qëndrim të qartë në lidhje me këtë fenomen, që për hir të së vërtetës nuk është një fenomen shqiptar. Së pari duke bashkëpunuar me fushën policore. Të njëjtën gjë kemi bërë me autoritetet gjermane.

E kam thënë edhe në të shkuarën, fillimisht ishte një keqinformim, më pas janë ndërmarrë disa masa, qoftë përsa i përket bashkëpunimit policor. Për të mos përmendur këtu, jo më pak të rëndësishëm, një lloj kontrolli paraprak kur qytetarët shqiptarë udhëtojnë jashtë atdheut dhe kur lënë dyshimet se mund të qëndrojnë në mënyrë të parregullt. (E.K/SHUPLAKA)

Ministri Bert Koenders dhe Ditmir Bushati

 

Etiketa: bashkepunimiditmir bushatiministrattë zbatohen
Pas

Referendumi që ndau kombin, si festuan turqit që i thanë “Po” Erdoganit (FOTOT)

Para

Revista e njohur “Foreign Policy”: U prehsh në paqe Turqi, Erdogan po rrafshon vlerat e modernitetit

Para
Revista e njohur “Foreign Policy”: U prehsh në paqe Turqi, Erdogan po rrafshon vlerat e modernitetit

Revista e njohur "Foreign Policy": U prehsh në paqe Turqi, Erdogan po rrafshon vlerat e modernitetit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.