Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka takuar paraditen e sotme në Selanik homologun e tij grek Nikos Kotzias, në kuadër të takimit të Tretë Ndërministror mes Greqisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë.
Mes dy ministrave u diskutua për ecurinë e paketës së dakordësuar mes palëve në Kretë dhe në Korçë.
Bushati dhe Kotzias vlerësuan me sukses përmbylljen e një pjese të elementëve përbërës të saj dhe u angazhuan në vijimësi për përfundimin e të gjitha çështjeve të dakordësuara.
Mësohet se ministri Bushati tha se do të ketë një tjetër takim me homologun grek Kotzias, por ende nuk ka një datë të përcaktuar.
(E.L./Faxweb)
Discussion about this post