Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetet sociale se ka takuar Princin Al-Ëaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company.
Ai është shprehur se marrëdheniet tona me Arabinë Saudite do të shikohen me një interes të vecantë.
POSTIMI I PLOTË:
Marrëdhëniet tona me Arabinë Saudite kanë filluar të diversifikohen përtej ndihmës ekonomike dhe humanitare. Takimi i sotëm me Princin Al-Ëaleed, Presidentin e Kingdom Holding Company, ishte një mundësi për të biseduar më konkretisht mbi investimet e mundshme në shërbimet turistike, industrinë dhe modernizimin e infrastrukturës. (B.H/Shuplaka)