Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka reaguar në lidhje me vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç.
Përmes një postimi në Twitter Bushati thotë se kjo është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë.
“Vrasja e Oliver Ivanovic është një goditje e rëndë për dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë. Të gjitha palët duhet të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë që drejtësia të veprojë shpejt,” shkruan Bushati në Tëitter.
Oliver Ivanoviç u vra sot në pjesën veriore të Mitrovicës para zyrës së tij nga persona ende të paidentifikuar.
(B.H/Faxweb)