22:05 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bushi për shortin e Europianit me Spanjën: Grupi i vështirë po në fund buzëqeshim

11:35 | 26/01/2017
në Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bushi për shortin e Europianit me Spanjën: Grupi i vështirë po në fund buzëqeshim

Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, e cilëson si të vështirë grupin për kualifikueset e Kampionatit Europian 2019. Sipas tij, përveç nivelit të lartë, vështirësisë i shtohet edhe mosnjohja reale e kundërshtarëve.

Shpresat e Shqipërisë dhe 21 vjecarët e Kosovës mësuan shortin për Eliminatoret e Europianit të 21 vjecarëve që do të zhvillohet në vitin 2019 në Itali dhe San Marino. Kuqezinjtë e Alban Bushit janë shortuar në Grupin 2 eliminator ku do të gjejnë përballë një prej skuadrave më të forta në kontinent Spanjën, fituese katër herë e Kampionatit Europian, për herë të fundit në vitin 2013-të. Shqipëria këtë herë ishte e katërta në vazo dhe kjo i garantonte që të kishte 2 skuadra më të dobta të grup, që janë Estonia dhe Irlanda e Veriut. Ndërkohë që grupi i 2-të eliminator plotësohet dhe nga 2 kombëtare me përvojë për këtë moshë, që janë Sllovakia dhe Islanda. Sllovakët kanë dy pjesëmarrje në fazën finale të Europianit dhe janë renditur të katërtët në vitin 2000 ndërsa Islanda ka një pjesëmarrje në fazën finale të një Europiani në vitin 2011.

“Është një grup relativisht i vështirë, sepse janë skuadra të një niveli të lartë dhe sigurisht këtu është edhe vështirësia e mosnjohjes reale të nivelit të çdo kundërshtari, të paktën për momentin”, u shpreh Bushi për ueb-faqen zyrtare të FSHF-së. Megjithatë, ai shpreson që ekipi i tij të marrë shembull nga Kombëtarja A, e cila përkundër pritshmërive ia doli të kualifikohej në Europian në një grup me Portugalinë dhe Serbinë.

“Quhet grup i vështirë, por do të thosha mbase i lehtë pas përfundimit. Shpresoj shumë të na qëllojë si me Serbinë dhe Portugalinë kur kishim eliminatoret e Europianit të Francës. Të mërzitur në short, por të kënaqur në fund, dhe kështu mendoj dhe besoj edhe unë. Do përgatitemi për shumë beteja, dhe kam bindjen që do të bëjmë një grup ndeshjesh realisht shumë dinjitoze. Pse jo, do guxojmë të kërkojmë maksimalen edhe në këtë grup të vështirë”, theksoi trajneri. (E.K/SHUPLAKA)

 

Etiketa: 21 vjecaretbushishortishqiperia
Pas

BE e Romana Vlahutinit ble vilën 1.6 milionë euro në Kompleksin ”Rolling Hills” (DOKUMENT)

Para

Kate Middleton e mrekullueshme nën kostumin jeshill, takon fëmijët në Norfolk (FOTO)

Para
Kate Middleton e mrekullueshme nën kostumin jeshill, takon fëmijët në Norfolk (FOTO)

Kate Middleton e mrekullueshme nën kostumin jeshill, takon fëmijët në Norfolk (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Artan Lame është ende gjallë? Ja çfarë thonë burime pranë familjes së tij

Meloni: Ukraina dëshiron paqe, asnjë hap konkret nga Rusia për raundin e ri të bisedimeve

“Jeni në anën e gabuar të historisë”- Netanyahu revoltohet me Starmer, Macron dhe Carney pas vrasjeve në Ambasadën e Izraelit në Uashington

Temperaturat në Emiratet e Bashkuara arrijnë gati 50°C, vala e të nxehtit përfshin vendin

Kongresmeni amerikan: Gaza duhet të bombardohet me armë bërthamore

Kaja Kallas në Prishtinë, ja cilat masa ndëshkuese do të heqë BE ndaj Kosovës

Hapja e grup-kapitullit të tretë, Rama: Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

Britania do të kastrojë të dënuarit për krime seksuale

Hapet zyrtarisht Grup-Kapitulli 3 i negociatave, ministri Hasani: Reflektim i progresit të Shqipërisë të bazuar në meritë

BE nis heqjen e masave! Kallas: Kujdes me veriun, me Serbinë jeni të barabartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.