Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka takuar Federica Mogherinin në Spanjë. “Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të Ministerialit të Mesdheut në Barcelonë”, shprehet minitri Bushati.
Sipas tij në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt
“Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. e”, shkuan Bushati në Facebook. (J.V/Shuplaka)