Ceremonia për Pjetër Arbnorin ka bërë bashkë sot figura të njohura të politikës, ku janë thyer dhe akujt mes tyre.
Në këtë kuadër ka qenë takimi mes Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, apo prania e Jozefina Topallit.
Ajo që vihej re sot ishte mungesa e kryeministrit Edi Rama, që siç duket nuk ka gjetur kohë në axhendën e tij për këtë inaugurim të rëndësishëm.
“Pjetër Arbnori ishte një personalitet politik i vendosur dhe i respektuar. Jeta vuajtjen ia derdhi lumë, kurse lumturinë ia dha me vonesë dhe ia mori shpejt”, u shpreh kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
“Faleminderit zotni Pjetër që u ktheve në shtëpinë tënde, tani e mbrapa nuk do të na largohesh më. Ky Parlament do të mbetet shtëpia e patjetërsueshme e tij.
Ai ishte një burrë i pjekur dhe i ditur, i aftë ta zgjedhë fjalën e duhur. Ishte pajtues, por jo në dëm të së vërtetës. Nëse do ulej në këtë sallë sot, do të ishte kundërshtar politik i Gramoz Ruçit. Por ai prapë për këtë bust do ta falënderonte atë”, tha Besnik Mustafaj.