Statuja e re e Skënderbeut që pritet të vendoset në Hungari i ka lënë një shije mjaft të hidhur dekanit të arteve Ardian Isufi. Ai shkruan se busti është një mënxyrë artistike, sipas tij ky bust tregon se Skënderbeu mund të jetë Hungarez, Bullgar, Serb por kurrsesi shqiptar.
Isufi sulmon edhe ambasadorin Spasse dhe institucionet shqiptare që sipas tij, kanë degraduar figurën e Skënderbeut.
REAGIMI I PLOTË:
UAUUUUU:(
…nuk kam pare ndonjehere Skenderbe me “impresionues ambig” por jo Shqiptar… padyshim, mund te jete Hungarez, Bullgar apo Serb, por kurresesi Shqiptar!… fundi i fundit, sipas shprehjes se urte popullore edhe kjo “menxyre artistike dhe historike nuk do zgjase me shume se tre dite” dhe do ta ngulin aty ku e kane paravendosur duke vazhduar te shtremberojne ne menyre konstante historine dhe kulturen tone, por ajo cfar me vjen keq eshte se pale ne kete rast behet edhe injoranca jone institucionale e zyrtareve tane “par excellence” qe i kemi derguar me taksat tona per te promovuar Shqiperine dhe po e “Ç’meritojne” me sukses te papare Shqiperine ne arenen nderkombetare!
…Do i beja me dije ketyre injoranteve me portofol nga Ministria e Jashtme qe t’pakten ti sygjeronin Arkivat e Vatikanit ketij skulptorit hungarez per te analizuar fizionomine e Skenderbeut sepse aty ka me dhjetra gravura ku mund te interpretohej figura e Skenderbeut si Prinjes dhe Diplomat i Shqiptareve!
(B.H/Shuplaka)
Discussion about this post