Këshilltari për ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, i ftuar në studion e televizionit Fax News, ka folur lidhur me projektbuxhetin 2019, i cili u miratua ditën e sotme në Kuvend me vetëm votat e maxhorancës.
Teliti hodhi akuza në drejtim të qeverisë ndërsa tha se paratë sipas këtij buxheti po shpenzohen në mënyrë jo efiçente, ndërsa shtoi se janë pbraktisur grupet e interesit.
“Opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e sj, qëndrim ky që ka ardhur pas edhe një diskutimi me grupet e interesit, ku është bërë një pasqyrë e qartë. Ne konstatojmë një braktisje të grupeve të interesit. Ka devijime edhe nga parimet e Rilindjes, kemi konstatuar se parat shpenzohen në mënyrë joefiçente”, – tha Teliti.
Sipas tij, “Deklaratat e Komisonit të Ekonomisë janë politke, ne kemi denoncuar dëmin prej 110 milionë eurove nga vetëm 3 kontrata me PPP. Vetëm në dy vite është përgjysmuar lista e përfituesve nga përkrahja sociale.”
Më tej Teliti teksa analizoi situatën politike tek familjet shqiptare tha se: “Sot në vija të përgjithshme, një familje me 5 anëtarë, marrin 5 mijë lekë të reja ndihmë në muaj, nga ana tjetër kemi oligarkët që fitojnë nga kontratat me PPP. Them oligarkë, për shkak se ata përfitojnë në mënyrë abuzive nga paratë e shtetit. Vetëm për inceneratorët vitin e kaluar do paguhen 25 milionë euro.
60 mijë familje të varfëra, që përkthehen në rreth 250 mijë persona, marrin 3 herë më pak sesa marrin një grusht njerëzish që kanë lidhur kontrata abuzive.”
Eksperti i Ekonomisë u shpreh se sot qytetarëve po u cënohet prona dhe po u mohohet e drejta e tyre e garantuar me ligj. Sipas tij, ndonëse ka një rritje të borxhit, sërish nuk ka rritje pagash.
Ai hodhi akuza ndaj qeverisë për zhdukje të konkurrencës.
“Prej 4 vitesh qeveria ka hequr konkurrencën nga tenderimet publike dhe kështu një kompani shpallet fituese me vlerë maksimale”, – tha Teliti.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post