Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një konferencë për mediat, ka folur në lidhje me diskutimet që po bëhen mbi buxhetin 2025.
Ai u shpreh se buxheti 2025 është buxheti i vjedhjes, ndërsa shtoi se përjashtohen nga përfitimet buxhetore 40 përqind e popullatës që merren me bujqësi.
Sipas Berishës, nuk ka një vend të dytë në botë që shumëzon me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon k në 20 përqind të prodhimit të bredshëm, dhe “mban me bukë” pak më pak se gjysma e popullsisë.
“Shtyllë themelore e PD do të jetë ekonomia. Në këtë kuadër kemi denoncuar buxhetin si buxheti i vjedhjes më të madhe në histori. Buxheti që rritjen ekonomike e bazon në drogë, dhe kullat e korrupsionit dhe drogës. Sot jam për të denoncuar përjashtimin thuajse të plotë, thuajse në shkallë ekstreme të 40% të popullatës shqiptare që jeton ën fshat nga përfitimet buxhetore që janë kushtetuese dhe ligjore, përjashtimin e një sektori që kontribuon në prodhimin e brendshëm me 20 % të tij.
Për bujqësinë me të cilën mbahen 40 përqind e popullatës që kontribuon në rreth 20 përqind të prodhimit të brendshëm. Buxheti i këtij viti parashikon në mënyrë absurde gjithsej 40 mln euro gjithsej më pak se 1/200 e buxhetit, më pak se 1/600 të prodhimit të brendshëm të vendit. Nuk ka një vend të dytë në botë që shumëzon me zero në këtë mënyrë sektorin që kontribuon kaq dhe që mban 40 përqind të popullatës”, tha ai.