00:59 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Buxheti 2025 kalon te “Ligjet”, 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet! Nga Avokati i Popullit te KLGJ, institucionet që kërkuan shtesë të të ardhurave! Sa rritet buxheti i tyre

07:58 | 26/11/2024
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Buxheti 2025 kalon te “Ligjet”, 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet! Nga Avokati i Popullit te KLGJ, institucionet që kërkuan shtesë të të ardhurave! Sa rritet buxheti i tyre

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miratoi në seancën e një dite më parë kërkesat e disa institucioneve të pavarura kushtetuese për shtesë në buxhet për vitin e ardhshëm.

Argumentet janë për rritjen e numrit të punonjësve, më shumë siguri dhe investime në teknologji. Këto propozime pritet të shkojnë tashmë në Komisionin për Ekonominë dhe Financat për një miratim nga ana e këtyre të fundit.

Për KQZ-në komisioni vendosi t’i paraqesë Komisionit të Ekonomisë miratimin e një shtese 30 milionë lekë dhe 500 milionë lekë për zgjedhjet e përgjithshme të 2025; për Gjykatën Kushtetuese miratimin e një fondi shtesë 12 milionë lekë dhe 5 punonjës shtesë; për Kolegjin e Apelimit miratimin e propozimit të komisionit për një shtesë prej 4 punonjësish dhe fond 10.61 milionë lekë. Ai tha se, amendamentet do t’i propozohen Komisionit të Ekonomisë për miratim.

LISTA E INSTITUCIONEVE

Duke marrë fjalën në dëgjesën e zhvilluar një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, deputeti Saimir Hasalla, bëri prezent propozimet që vijnë për shtesa e ndryshime në projektligjin e buxhetit 2025 nga institucionet e pavarura kushtetues dhe atyre të krijuara me ligj, të miratuara nga Komisioni i Ligjeve për t’ia propozuar ato Komisionit për Ekonominë dhe Financën. Ai tha se, lidhur me sigurinë kibernetike, komisioni vlerëson si thelbësor investimin në teknologji për sigurinë e të gjitha institucioneve publike, teksa bëri prezente kërkesat e institucioneve që do t’i parashtrohen komisionit përgjegjës.

Sipas tij, për institucionin e Avokatit të Popullit komisioni vendosi të pranojë numrin e shtesë të punonjësve dhe fondin shtesë në zërin e shpenzimeve në total 8.71 milionë lekë. Për sigurinë kibernetike, komisioni sugjeron përfshirjen e një programi ndërinstitucional të tyre. Për Prokurorinë e Përgjithshme, komisioni i kërkon MF-së akomodimin tërësisht të buxhetit 2024, të shtesave që kërkohen për zbatimin e detyrimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës Administrative në vlerën 305 milionë lekë.

Për Shkollën e Magjistraturës, miratimin e të gjitha shtesave të propozuara me një fond për paga dhe sigurime në vlerën 1.6 milionë lekë shtesë dhe për investimeve një fond shtesë prej 4.45 milionë lekësh për serverat. Komisioni për Këshillin e Lartë Gjyqësor propozon t’i parashtrojë Komisionit përgjegjës një shtesë totale prej 500.4 milionë lekësh. Për Këshillin e Lartë të Prokurorisë, komisioni vendosi shtesë 24 milionë lekë për investime. Për Inspektoratin e lartë të Drejtësisë komisioni miratoi një shtesë prej 26.7 milionë lekësh. Lidhur me SPAK, komisioni vendosi t’i propozojë komisionit përgjegjës miratimin e një shtese të përllogaritur në vlerën 100 milionë lekë dhe 100 milionë lekë në zërin e investimeve për ndërtimin e godinës së re dhe urës lidhëse midis dy godinave.

Për Komisionin e Prokurimit Publik një fond shtesë prej 8.84 milionë lekë; Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi një fond shtesë prej 1 milion lekë, 1.4 milionë lekë për investime; Komisioni për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 8 milionë lekë shtesë për investime dhe shtesë për 4 punësime të reja. Për AIDSSH u pranua kërkesa për 15 milionë lekë për investime.

Për KQZ-në komisioni vendosi t’i paraqesë Komisionit të Ekonomisë miratimin e një shtese 30 milionë lekë dhe 500 milionë lekë për zgjedhjet e përgjithshme të 2025; Gjykatën Kushtetuese miratimin e një fondi shtesë 12 milionë lekë dhe 5 punonjës shtesë; Kolegjin e Apelimit një shtesë prej 4 punonjësish dhe fond 10.61 milionë lekë Ai tha se, amendamentet do t’i propozohen Komisionit të Ekonomisë për miratim.

Pas

“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

Para

Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

Para
Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

Sot protesta e opozitës! Si do ndahen deputetët në Tiranë dhe rrethrrotullimet që do të bllokohen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.