20:42 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Buxheti 2025/ Ministri Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

13:34 | 03/12/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Buxheti 2025/ Ministri Manja: 17% rritje për kompensimin e ish-të përndjekurve politikë

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja bëri të ditur sot se buxheti për kompensimin financiar të ish-të përndjekurve politikë vjen me rritje në masën 17% krahasuar me vitin aktual buxhetor.

Gjatë diskutimit në Kuvend të amendamenteve për projektbuxhetin 2025, Manja theksoi se fondi për kompensimin e ish-të përndjekurve në vitin 2024 ishte 1.2 miliardë lekë, ndërsa në buxhetin e viti 2025 është 1.4 miliardë lekë, ose 17% me rritje.

“Ministria e Financave ndjek shpërndarjen e kësteve të radhës. Në dijeninë time për trashëgimtarët e ish-të përndjekurve politikë është drejt fundit kësti i katërt dhe së shpejti do të fillojë lëvrimi i këstit të pestë, por gjithsesi buxheti vjen me rritje. Në vitin 2026 do të jetë 1.6 miliardë lekë dhe në vitin 2027 do të jetë 2 miliardë lekë. Këto janë mundësitë financiare të këtij buxheti për të shlyer borxhin moral që ne të gjithë si shoqëri kemi. Nuk po u japim asnjë gjë përveçse atë të cilën ata e paguan me burgun e padrejtë por edhe me vitet që humbën në këto burgje dhe kampe internimi”, tha Manja.

Manja kujtoi se deri në vitin 2013 ish-të përndjekurit politikë ishin në proces për marrjen e këstit të dytë, ndërkohë që kësti i parë ishte shpërndarë gjysma-gjysma. “Ndërsa ata që kanë vuajtur fizikisht në burgjet e regjimit komunist në dijeninë time janë shlyer të gjithë”, shtoi ministri.

 

 

Manja kërkoi që të bëhet një ndryshim në ligjin për ish-të përndjekurit politikë, për një kategori prej 3650 dosjesh që i kanë dorëzuar dosjet jashtë afatit ligjor dhe që sot praktikisht nuk janë pjesë e përfitimit të kompensimit financiar për shkak se i ka djegur afati i dorëzimit të dokumenteve.

“Fakti është se sot ajo kategori që janë përfitues sipas ligjit nuk përfshihen në kategorinë përfituese. Efekti në buxhetin e shtetit është diku te 18 milionë euro por do të jetë në nderin tonë që ne t’ua njohim këtë të drejtë. Pastaj masa e shlyerjes dhe kompensimit është çështje si gjithë të tjerët që përfitojnë nga kjo skemë, kanë vite”, tha ai.

Duke folur për kompensimin e pronarëve, Manja theksoi se prej kohësh ka kërkuar që termi ish-pronarë të mos përdoret. “Këtë e kam qëndrim të timin publik edhe kur kam drejtuar Komisionin e Ligjeve, sepse pronar o je o s’je, ish nuk ka. Por është një diskutim dhe debat i vjetër historik daton në fillimet e demokracisë kur u miratua ligji për kthimin dhe kompensimin e pronave të ish-pronarëve”, tha ai.

Manja theksoi se aktualisht po flasim për kompensimin financiar të pronarëve legjitimë të njohur sipas ligjeve të kohës.

“Të gjithë biem dakord që kjo shoqëri e ka këtë borxh moral për pronarët dhe për ish-të përndjekurit politikë. Sigurisht nuk do të jetë vetëm kjo gjeneratë që do të paguajë. Unë uroj që ata ta marrin kompensimin financiar mbrapsht sa më shpejt të jetë e mundur, por ky është realiteti, sepse buxheti do të duhet të mbulojë shumë fusha e sektorë të tjerë”, tha Manja.

Pas

SPAK ngre padi ndaj kryebashkiakut të Devollit, Duro: Do qëndroj në detyrë

Para

Balluku-opozitës: Jeni tallur me pensionistët ndër vite, nuk mund të flisni si shpresa e së ardhmes

Para
Balluku-opozitës: Jeni tallur me pensionistët ndër vite, nuk mund të flisni si shpresa e së ardhmes

Balluku-opozitës: Jeni tallur me pensionistët ndër vite, nuk mund të flisni si shpresa e së ardhmes

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.