Skema e re e pensioneve e cila po diskutohet mes disa institucioneve, nuk është financuar në buxhetin e vitit 2025, për shkak sepse nuk ka një formulë përfundimtare.
Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh në komision, se vetëm pasi të jetë gati skema e re mund të ulemi në diskutime për të shtuar financimin.
‘Projektbuxheti i 2025 nuk adreson skemën finale të pensionit, apo bonuset që planifikohet të jepen, pasi jemi në proces. Kur të kemi formulën finale, ne mund të ulemi të rishikojmë buxhetin e shtetit”, tha ministri Malaj.
Për vitin që vjen janë planifikuar vetëm 16 mln euro për indeksimin e pensioneve dhe 37 mln euro për bonusin e fundvitit, ku vetëm bonusi ka rritje të lehtë me 1 mln euro, kjo rritje tha ministri është bërë pasi do rritet vlera e bonusit.
Në total në vitin 2025 për indeksimin dhe bonusin do të harxhohen për 53 milionë euro, më pak se 2024 kur u dhanë 78 milionë euro për indeksimin dhe bonusin.