22:07 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Buxheti 2025/ Veliaj: “Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja te Astiri, në Sauk dhe Liqeni i Thatë; Qendra të reja për autizmin dhe shërbime për të moshuarit”

17:44 | 13/12/2024
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Buxheti 2025/ Veliaj: “Nisim ndërtimin e 5 shkollave të reja te Astiri, në Sauk dhe Liqeni i Thatë; Qendra të reja për autizmin dhe shërbime për të moshuarit”

Numri i shkollave të reja të ndërtuara në 10 vitet e fundit do të jetë mbi 50. Gjatë dëgjesës për buxhetin e vitit 2025, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi projektet kryesore të investimeve për vitin e ardhshëm, duke vënë theksin te ndërtimi i shkollave të reja, qendra për fëmijët e spektrit autik dhe ato për të moshuarit.

Kreu i Bashkisë njoftoi ndërtimin e disa shkollave të reja në zona kyçe të kryeqytetit, përfshirë lagjen “Rilindja” te Astiri, Saukun dhe zonën e Liqenit të Thatë. “Unë besoj se kemi bërë mjaftueshëm, kemi bërë mbi 100 kënde lodrash, 101 kopshte dhe çerdhe ku hahet ushqim bio. Pra një super revolucion. Të njëjtën gjë kemi bërë te Piramida, ku kurset i paguan Bashkia e Tiranës. Pra, do të mësosh zanatet e kohës moderne, me kodim, me inteligjencë artificiale, do t’i paguajë bashkia. Të njëjtën gjë kemi bërë edhe me shkollat. Kemi 45 shkolla të reja. Tani do fillojmë 5 shkolla vetëm në zonën e lagjes “Rilindja”, te Astiri, Unaza e Madhe. Do të fillojmë 2 shkollat e reja në Sauk te Spitali i Arabit dhe tek Akademia e Policisë. Do të fillojmë dy të tjera, një te Liqeni i Thatë dhe një te Parku Olimpik dhe unë them që edhe këtu do mbahemi mend si administrata që i la bashkisë mbi 50 shkolla të reja”, theksoi ai.

Një projekt tjetër ambicioz është ndërtimi i Qendrës së Fëmijëve për spektrin autik dhe sindromën down në Njësinë 2. Veliaj e cilësoi këtë projekt si më të madhin e këtij lloji në Ballkan. “Një nga gjërat më të bukura që do bëjmë në këtë buxhet, meqë jemi te Njësia 2, ish qendra “Pëllumbat” te Ambasada Amerikane, i ka kaluar si pronë Bashkisë së Tiranës. Ne do bëjmë qendrën më të madhe ditore për fëmijët e spektrit autik në Ballkan. Në fillim të vitit do të kemi garën për arkitekturën e Qendrës së Fëmijëve për Spektrin Autik dhe Sindromën Down. Shpresoj që ta ndërtojmë në kohë record për të gjithë fëmijët, por sidomos për prindërit që bëjnë dy sakrifica, edhe pas fëmijës, edhe për të mbajtur shtëpinë, t’u japim një lehtësi të jashtëzakonshme dhe ta kthejmë në qendrën më të mirë të ekselencës së këtyre shërbimeve sociale në gjithë Ballkanin”, deklaroi ai.

Për herë të parë, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendra sociale për të moshuarit në zonat periferike, përkatësisht në Vaqarr dhe Zall-Herr. “Për herë të parë ne do të sjellim qendra të reja komunitare në Vaqarr edhe në Zall – Herr. Janë dy zona që janë të konsiderueshme në numër, mbi 10-15 mijë banorë. Në këtë sens, 2 zonat e para periferike ku ne do të çojmë shërbimin e qendrave komunitare, do të jetë Zall – Herri dhe Vaqarri”, shtoi Veliaj.

Pas

Buxheti/ Veliaj: Bëjmë të gjitha rrugët e lagjeve që lidhen me Unazën e Madhe; Modernizojmë transportortin urban në kryeqytet

Para

SHBA-Adriatik, Igli Hasani: Agresioni rus në Ukrainë ka rritur tensionet në Rajon. Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, ndërkombëtarët të japin mesazhe të qarta

Para
SHBA-Adriatik, Igli Hasani: Agresioni rus në Ukrainë ka rritur tensionet në Rajon. Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, ndërkombëtarët të japin mesazhe të qarta

SHBA-Adriatik, Igli Hasani: Agresioni rus në Ukrainë ka rritur tensionet në Rajon. Sulmi terrorist në Ibër-Lepenc, ndërkombëtarët të japin mesazhe të qarta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.